Cifti princeror shqiptare dha nje Koktejl impresionues ne New York
2012-05-04 11:59:18 GMT
Cifti
princeror shqiptare dha nje Koktejl impresionues ne New York
BEQIR
SINA, New York
Lartesia
e Tij Mbreterore Princi Leka II me Zonjushen e nderuar, Elia Zaharia dhane nje
koktejl duke trasheguar traditen e vjeter te familjeve Mbreterore, nga e gjithe
bota, kur vizitojne New Yorkun
NEW
YORK CITY :
Ne metropolin e botes qytetin e New Yorkut, nje dite para perfundimit te vizites
ne SHBA, Lartesia e Tij Mbreterore Princi Leka II me Zonjushen e nderuar, Elia
Zaharia dhane nje Koktejl me rastin e vizites se tyre, ne nje nga sallonet e
pallatit te ashtuquajtur ketu; “Shtepia e Qytetit - NYAC” ne New York, ne oren
18.00, pasditen e se shtunes. Kjo ishte vizita e pare e çiftit princeror ne
Amerike, i cili shoqerohej ne kete levizje nga Tirana, prej zv-kryetarit i PLL,
z. Sulejman Gjana
Çifti
princeror jo pa qellim kishte zgjedhur kete palllat antik te vendosur ne jug te
Central Park,"Shtepin e Qytetit" te Manhattanit, New York Athletic Club, per te
dhene kete Koktejl, mbasi ky eshte nje mjedis qe ze nje nga vendet me te miret
ne kete qytet. Ky vend i njohur ne New York, me emrin si "Shtepia e Qytetit",
thuhet se ai "mburret" me pamjen e tij panoramike, sidomos me ate te gjelberimit
"magjepes" ne zemer te qytetit, dhe gradicieleve te panumerta qe e rrethojne
ate, si nje mure duke e bere dhe parkun me te madh ne bote. Parku Qendror -
Central Park, eshte i vendosur ne menyre ideale, per ata qe duan te perfitojne
nga te gjitha pamjet ndertesave te larta dhe pyllit te "pafund" qe ka per te
ofruar bukuria natyrore e kesaj pjese t?7 qytetit.
Lartesia e Tij
Mbreterore Princi Leka II me Zonjushen e nderuar, Elia Zaharia ketu ne kete
mjedis dhane nje Koktejl - duke trasheguar traditen e vjeter te familjeve
Mbreterore, nga e gjithe bota, te cilet thuhet se kur vizitojne New Yorkun, jo
pa qellim zgjedhin kete mjedis kaq panoramik dhe me kete pallat klasik, qe i
ngjan nje keshtjelle.
Perzgjedhja e kryeqendres se botes, New York-un,
per kete eveniment ishte vendosur duke u nisur nga fakti se shume anetare dhe te
aferm te familjeve te mergimtareve shqiptare, mebreteror dhe legaliste qe i
qendruan besnik familjes mbreterore shqiptare jane ne New York, e tre shtetet
per rreth tij. Ata tani jetojne ketu qe prej shume vitesh, ne nje vend ku dekada
me pare Nana Mbretereshe Geralidina dhe N.M.T. Mbreti Leka I me Mbretereshen
Susane, e kishin vizituar shume vite te ekzilit te tyre. Edhe, kur Nana
Mbreteresh pati takuar Nena Terezen.
Ne koktej moren pjese disa
personalitete te rendesishme te komunitetit, miq amerikane simpatizante te
familjes mbreterore shqiptare, perfaqesues te familjeve te medha shqiptare, nga
Shqiperia, Kosova, Çameria dhe viset e tjera shqiptare, prej atyre qe i qendruan
besnik familjes mbreterore shqiptare, per me shume se gjysme shekulli ne mergim,
si dhe diplomate te huaj nga mbreterit, te akredituar ne New York.
Hymnet
kombetare e Shteteve te Bashkuara dhe Shqiperise -- shenuan hapjen e kesaj
ceremonie, e cila u bekua nga Kancelari i Katedrales shqiptare te Shen Gjergjit,
ne South Boston - SHBA-se, At Artur Liolini
.Nderkohe,
Rektori i Universitetit te Tetoves Dr. Arben Reka, i dhuroje Princit Leka II nje
releif bronxi ne emer te Universitetiti te Tetoves .
Ne
kete Koktejl moren pjese : Dr. Gjon Buçaj – Kryetar i Federates PanShqiptare te
Amerikes Vatra Perfaqsues te te gjitha Komuniteteve Fetare, Shkelqesia e Tij, i
Perndershmi Nikon, Peshkop i Bostonit, dhe i Nju Inglend dhe i Arkipeshkvise
Shqiptare, - Zoti Gazmend Aga, Nen kryetar i Komunitetit Mysliman te Shqiperise,
- I Perndershmi Imzot Dod Gjergji, Ipeshkev i Kishes Katolike te Kosoves, - I
Nderuari Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Boteror i Bektashinjeve - I Nderuari Papas
Antonio Bellusci, delegat i Episkopit Arberesh te Ungres, te Perndershmit Donato
Olivero, Dom Fran Kola, e tjer.
Te pranishem ishin edhe Shkelqesia e saj,
Zevendes Kryeministrja e Republikes se Maqedonise, Zonja Teuta Arifi, Ministri i
Diaspores te Republikes se Kosoves, z. Ibrahim Makolli si dhe z. Naim Dedushaj
Drejtor i Zyres Per Çeshtje Jorezidente, - Konsulli i Pergjitheshem e Republikes
se Shqiperise ne New York, Dritan Mishto, - Prof. Nicholas C. Pano, - Prof. Dr.
Elez Biberaj, - Rektori i Universitetit te Tetoves Dr. Arben Reka, - Prof.
Fehari Ramadani, – diplomati Mal Berisha, - shkrimtari Naum Prifti, - Prof.
Bejtullah Destani – Prof. David Avdul, – Prof. Binak Ulaj, -- Prof. Elez Osmani,
– Prof. Mithat Gashi, perfaqsuesit nga Konsullata e Pergjitheshme e Kosoves ne
New York, dhe Kryetari Nderi i partise se çameve z Tahir Muhedini, si dhe
studente shqiptare e amerikan, afariste dhe biznesmen te sukseshem, shkrimtar,
poet, gazetar dhe artiste.
Mbas pershendetjeve te rastit nga Lartesia e
Tij Mbreterore Princi Leka II dhe Zonjusha e nderuar, Elia Zaharia, ne emrin e
personaliteteve te pranishme ne Koktejl, pershendeti zoti Hakik Mena kryetari i
Partise Levizja e Legalitetit dega ne SHBA, dhe nenkryetari i saj - zoti Ahmet
Hoti, te cilet duke uruar Princin Leka dhe te fejuaren e tij, pergezuan L.T.
Princin Leka, se bashku me pjesmarresit duke theksuar se Princi Leka II po ndjek
traditen e Familjes Mbreterore Shqiptare jo vetem si nje trashegimtar i denje i
vlerave me fisnike te vendit tone, por edhe duke sherbyer Shqiperine dhe
Shqiptaret kudo qe gjenden.
Gjate dhe pas ceremonise, e cila zgjati
deri ne oren 11.00, te mesnates pjesmarresit moren nga nje kujtim te
paharrueshem me fotografit qe bene nga kjo ceremoni me çifitin princerore L.T.M.
Princi Leka II me te fejuaren e Tij zonjushen Elia Zaharia, dhe nenkryetarin e
Partise Levizja e Legaliteti zotin Sulejman Gjana se bashku me anetaret dhe te
afermit e Familjes Mbreterore dhe te Oborrit Mbreteror, pjesmarres ne kete
Koktejl.
Ne SHBA, gjate vizites Lartesia e Tij Mbreterore Princi Leka II
me Zonjushen e nderuar, Elia Zaharia kan takuar gjate ketyre diteve edhe disa
nga te afermit e Nanes - Mbretereshes Geraldine, hungrazezo - amerikan qe
jetojne ne SHBA, kusherinjte e tyre nga familja e Kontit Apponyi, miqte dhe te
afermit e tyre te aristokracise evropiane, aziatike, afrikane dhe nga Amerika
Latine.
Duhet theksuar se kjo ishte vizita e pare ne SHBA, e Princit Leka
dhe e çiftit princeror e shoqeruar zv-kryetari i PLL, z. Sulejman Gjana, pas
vdekjes se Mbretit Leka i Pare, kjo sigurisht ishte nje nga levizjet me te
suksesshme, jashte Shqiperise. perderisa perveç pjesmarrjes ne aktivitetet e 100
vjetorit te Vatres dhe takimeve me komunitetin shqiptar ne ShBA, Princi Leka, ka
pase takime dhe biseda te mjaft te rendesishme, ne pritjet e perzemerta me
kongresmenet amerikan Joseph Crowley dhe Eliot Engel si dhe me Senatorin e New
Yorkut Chuck Schumer, me zv-ndihmes sekretarin e Shtetit Philip Reeker dhe me
ambasadorin amerikan ne Tirane zotin Alexander Arvizu.
Princi Leka
II zhvilloj kete vizite miqesore ne Shtetet e Bashkuara 45 vjete mbasi babai i
Tij Mbreti Leka ne vitin 1967, gjate nje veprimtarie politike ne dobi te
çeshtjes kombetare dhe intensifikimi i kontakteve me bashkatdhetaret, njohen
kulmin pas vizites qe Mbreti Leka i Pare kreu ne SHBA-te ne veren dhe vjeshten e
atij viti.
Mbreti Leka ne SHBA-te pati shfrytezuar rastin te nderonte ne
ate vizite dhe figurat e shquara te kultures sone kombetare dhe perfaqesuesit
eminente te mergates shqiptare ne Amerike: Imzot Fan Nolin dhe te madhin Faik
Konica, ne varret e te cileve vendosi kurora me lule ne emer te Familjes
Mbreterore, ne nderim te kujtimit te punes dhe vepres se tyre ne sherbim te
atdheut, kombit dhe bashkatdhetareve.
Mbreti Leka Zogu i Pare, atehere
pergezoi gjithashtu drejtuesit e shoqerise atdhetare VATRA, si dhe veprimtaret
politike legaliste e balliste, per kontributet e tyre atdhetare e politike.
Suksesi impresionues i vizitave, te Tij pritjet madheshtore dhe ndikimi i
jashtezakonshem i diaspores shqiptare te SHBA-ve per fatet e çeshtjes kombetare,
sipas atyre qe kan qene deshmitar te kesaj vizite e nxiten Mbretin Leka te
rikthehej ne SHBA perseri ne disa vizita te tjera.
RSS Feed