Në fshehtësitë e Kur`anit
2012-05-06 16:56:59 GMT
Në fshehtësitë e Kur`anit
Hamdi Nuhiju
Gjokset e njerëzve fshehin gjithçka. Gjëra të rëndësishme e të parëndësishme. Sikur të ekzistonin dritare ose dyer prej të cilave do të mund të dilnin ato gjëra jashtë njeriut, me siguri se do të çrregullohej sistemi njerëzor. Të gjithë do të armiqësoheshin. Nga optimizmi i tejskajshëm i kësaj qenie, do të kalonim në pesimizëm. Botë klorofili, pa fije shijeje.
Paramendoni shtëpitë pa pronar. Të gjithë do të futeshin në to, do të kërkonin hise, do të bërtisnin e bënin c`të duan. Në vend që të rregullohej kati i dytë i shtëpisë, edhe i pari do të demolohej e shkatërrohej nga plaçkitjet sistematike, në emër të rregullimit e riparimit. Krijesat janë të bindura në drejtësinë universale, por dyshojnë në drejtësinë e krijesave. Po krijon një qenie e cila bën shkatërrime në tokë? Pyetje në formë habie nga engjëjt e Zotit. Dhe si garanci për drejtësinë universale midis krijesave të ndryshme u vë vet Zoti. Unë di, atë që ju nuk e dini. D.m.th ka gjëra që krijesa e quajtur engjëll nuk i di, po ashtu edhe krijesa e quajtur njeri e xhin.
Bota e të fshehtës me vet faktin e fshehtësisë është mjaftë e kërkuar nga uni i njeriut. Ajo është e pazbuluar, ndoshta e frikshme, dhe e panjohur. Po të gërvishtim në unin e secilit njeri, do të gjenim dëshirën e pangopur për të zbuluar të pa zbuluarën, për të njohur të fshehtën dhe për tu paraqitur si superior para krijesave tjera me vet idenë e të fshehtës.
Disa ndërtuan ideologjinë e të fshehtës. Të tjerët shpresojnë nga e fshehta se do t`ia zgjidh problemet. Paramendoni, edhe objektet e ndryshme luajnë rrolin e katalizatorit psikologjik tek një numër i caktuar njerëzish. Ata nuk janë të vetëdijshëm se nga varri nuk kemi as dobi e as sherr. Varrezat janë dëshmi për të gjallët në aspektin shpirtëror, dëshmi për popujt në aspektin historik dhe mjete për bërjen e politikave të caktuara. Vet ekzistimi i varrezave, nuk tregon në ekzistimin e së fshehtës. Besimtarët besojnë në jetën në varr e përtej varrit. Ata, përmes dëshmive të shumta të Pejgamberit alejhi selam u njoftuan me sprovat që do ti përjetojnë njerëzit në varr, por edhe shpërblimet për ato që kanë vepruar drejtë në këtë botë. Jeta në varr nuk është fshehtësi për askënd. Vepra e njeriut në këtë botë, tregon edhe për jetën e tij në varr edhe përtej varrit.
Uni i pakontrolluar kërkon nga krijesa që të hulumtoj edhe aty ku nuk duhet. Mangësitë, të fshehtat, e gabimet e krijesave tjera, me çdo kusht ky unë do ti nxjerr në pah. Zoti ia mbuloi një mangësi, dhe një gabim robit të tij, ndërsa robi tjetër kërkon që t`ia zbuloj. Kjo dëshirë e shfrenuar për të nxjerr në pah gabimet, mangësitë, është sindromë e krijesës djall me konstatimin e tij vet pëlqyer:Unë jam më me rëndësi se njeriu.
Ekziston një trekëndësh midis njeriut, sexhdes dhe djallit. Reflektimet e tij duken utopike për kohën dhe vendin e caktuar. Lufta bëhet në këtë frymë, ku djalli gjithmonë kërkon nga njeriu që t`i nënshtrohet, d.m.th ti bij në sexhde, ndërsa ai u urdhërua që ti nënshtrohet njeriut. Fitorja e betejave të caktuara nga djalli, e largon njeriun nga Kur`ani. Atij i pluhuroset zemra, i mbyllen ndjenjat, mendon me epsh.
Retorika e harxhuar në spektrin e ndjenjave zhduk hemisferën e meditimeve. Kostoja e kohës së harxhuar bosh, është lavjerrësi i veprave në Ditën e Gjykimit. Prandaj, ngutja kah e mira, dhe largimi i të keqes janë prioritetet e shpirtit njerëzor. Ai, duhet përgatitur për këtë rrugë të gjatë dhe të vështirë. Nuk ka drejtpeshim midis shpirtit dhe trupit, po qe se nuk njihemi me prezantimet kur`anore në jetën tonë praktike.
Thotë Allahu xh.sh. në Kur`anin Famëlartë:” Vallë, a nuk e dinë ata se Allahu i di të fshehtat e tyre dhe bisedat e fshehta?! Në të vërtetë, Allahu është Ai që i di të gjitha fshehtësitë”( Teube:78)
Ti ke nevojë për qetësi. Si mund ta ndjesh atë, pa fjalën e Allahut? Koha jote e kotësisë mbaroi. Përvelju punës, dhe fillo ta zbulosh jetën tënde në librin e Krijuesit, në Kur`an.
__._,_.___
Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...
Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:
shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com
Per ta lene listen e-mailo:
shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com
==================================================================
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe
__,_._,___
RSS Feed