Shpresa shqiptare e politikƫs amerikane
2012-07-31 13:11:36 GMT
ILIRIA NEWS AGENCY - Shpresa shqiptare e politikës amerikane Shpresa shqiptare e politikës amerikane
Nga Uk Lushi
Kur Roza dhe Zef Gjonaj, të sapomartuar me 1966 emigruan në Nju Jork, ata
nisën të bënin nga dy punë. Çifti i ri kishte filluar të kursente çdo “penny”
dhe pas dy vitesh ndërsa nusja e re ishte në dhimbjet e lindjes së foshnjës së
parë ajo ende nuk e kishte mësuar anglishten mjaftueshëm që të dinte të pyeste
se ku ishte infermeria e lindjes.
Një fqinj amerikan pasi kishte dëgjuar
rënkimet e gruas pa hezituar kishte trokitur në derë dhe me dashamirësi e kishte
dërguar fqinjën me barrë në spital. Gruaja e re ishte bërë nënë. Foshnja e
porsalindur ishte djali Mark Gjonaj. St, 43 vjet më vonë, ai është një biznesmen
që ka vendosur të futet në politikën amerikane.
Kush është
sipërmarësi Mark Gjonaj
Gjonaj, i biri i dy prindërve shqiptarë,
lindur në vitin 1968 në qarkun e Bronksit në Nju Jork, shitblerës
patundshmërish, pronar i qindra apartamenteve dhe ndër aktivistët më të
suksesshëm shqiptaro- amerikanë, i ka vënë vetvetes synim të bëhet përfaqësuesi
i Zonës Zgjedhore 80 në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut në Albany.
Strategjikisht ai është përcaktuar të testojë ujërat e politikës së shtetit të
Nju Jorkut së pari.
Suksesi në biznes mund të jetë arsye për komoditet
dhe ngurrim për angazhim politik për shumë njerëz; por jo për Gjonajn.
Ai në deklarimet publike si motive kryesore të kandidimit të tij ka
përmendur dy: dëshirën të përfaqësojë politikisht banorët e zonës ku ai i ka
arritur sukseset e tij afariste dhe nevojën që komuniteti shqiptaro-amerikan të
ketë pjesëtarët e tij në zyrat e shtetit amerikan të cilit i paguan taksa dhe
obligime të tjera.
Moskokëçarja politike e
komunitetit
I vetëdijshëm për indiferencën dhe moskokëçarjen
politike të një pjese të shqiptaro-amerikanëve mbi sistemin politik amerikan, si
asnjëherë më parë në historikun e komunitetit, Gjonaj ka organizuar disa tubime
informative dhe edukative për nevojën dhe rëndësinë e regjistrimit të të gjithë
shtetasve amerikanë me prejardhje shqiptare në listat e votuesve. Gjatë fushatës
ua ka shpjeguar votuesve, dhe veçanërisht atyre me prejardhje shqiptare, natyrën
duale të të qenit qytetar.
Gati në çdo paraqitje elektorale Gjonaj u ka
përsëritur shqiptaro-amerikanëve që nëse duan fuqizim dhe pjesën e tyre të
financimit shoqëror ata duhet të regjistrohen dhe të dalin në votime për të
vendosur se kush dëshirojnë të jetë përfaqësuesi i tyre në kryeqytetin e shtetit
të Nju Jorkut– Albany.
Me zgjuarsi, Gjonaj ka këmbëngulur që shqiptarët
e Amerikës më në fund, në vend se të mbledhin para për shoqata dhe asociacione
komunitare nga paratë personale, duhet të bëhen drejtues dhe punëtorë të zyrave
ku vendoset për financimin e çerdheve, shkollave, agjencive të punësimit dhe
shtëpive të pleqve për fëmijët, të rriturit dhe të moshuarit që jetojnë dhe
punojnë në Zonën Zgjedhore 80.
Po joshqiptarët kë duan të
votojnë?
Gjonaj ka fituar përkrahjen e shumë votuesve me
prejardhje italiane, irlandeze, hebreje, afrikane, kineze dhe hispano-latine, të
cilët angazhohen dhe bëjnë punë vullnetare për fushatën. Ka disa vite qëkur
politikani i ri nga Bronksi ka krijuar një rrjet fantastik të lidhjeve politike
në nivel lokal dhe federal, mirëpo asambleistja në detyrë – Naomi Rivera – është
një kundër-kandidate që i takon kastës së politikanëve karrieristë dhe
mbështetet nga krahët e pushtetshëm të babait dhe vëllait të saj – Joel dhe Jose
Rivera, të dy anëtarë të rrethit të brendshëm të aparatçikëve të Partisë
Demokratike.
Në fakt, kjo ndërlidhje familjare dhe mungesa e rezultateve
për banorët e Zonës 80 nga ana e zonjës Riviera kanë qenë shtysa shtesë pse
Gjonaj kishte marrë vendimin të kandidonte. Mark Gjonaj thotë se nuk mund ta
pranojë që dikush pa rezultate të vendosë për fatin e qindra mijëra qytetarëve
dhe investimeve të tyre. Gara nuk do të jetë e lehtë.
A është ky
fillimi i një rruge të gjatë?
Sipas të dhënave të censusit
federal nga viti 2000, në Zonën Zgjedhore 80, e cila përfshinë lagjet Mosholou
Parkëay, Pelham Gardens, Pelham Parkëay, Allerton dhe Morris Park, jetojnë rreth
9.500 shqiptaro-amerikanë. Nuk mund të mohohet kontributi financiar i shumë
shqiptaro-amerikanëve dhe pjesëtarëve të etnive të tjera në organizimet
fondmbledhëse për fushatën e Gjonajt, por ndihmën më të madhe atij ia ofrojnë
ata që regjistrohen për votim deri 30 ditë përpara datës 13 shtator 2012, që
është dita e zgjedhjeve.
Me 13 shtator 2012, shqiptaro-amerikanët nga
Bronksi e kanë rastin të ndihmojnë Mark Gjonajn të shkojë në Albany. Gjonaj ka
treguar një profil serioz që ofron zgjidhje për problemet ekonomike, arsimore,
shëndetësore dhe të sigurisë; si dhe një përvijim intelektual të cilin e sheh
vetëm te politikanët premtues. Ndërsa amerikanët e Bronksit me origjinë nga
mbarë rruzulli do të votojnë për Gjonajn, shqiptarët do të bënin mirë të
telefononin të afërmit e tyre, nëse i kanë në Bronks, dhe t’i lusin të dalin në
vendvotimet e Zonës 80. Duke i ndihmuar Gjonajt të vendoset në Albany (mbase)
hapet rruga, që, pas disa vitesh të kemi edhe Kongresmenin apo Senatorin e parë
me prindër shqiptarë në Ëashington. Pse jo?
Politika dhe
komuniteti i shqiptarëve të Amerikës
Për gati një shekull e gjysmë ekzistencë komuniteti
i shqiptarëve të Amerikës ka dhënë me qindra personalitete të dalluara në
biznes, avokati, kulturë, shkencë, sport, zbavitje dhe ushtri. Ky komunitet, i
vogël po i gjallë, arritjen më titanike e ka realizuar në politikën amerikane ku
ka ndikuar në mënyrë vendimtare që Ëashingtoni të mbështesë energjikisht
krijimin dhe ndërtimin e shteteve shqiptare në Ballkan. Mund të tingëllojë si
paradoks, porse i tërë ky lobim është bërë pa praninë e shqiptarëve të Amerikës
në institucionet politike të shtetit më të fuqishëm në botë. Kjo ka ndodhur pak
për shkak të preokupimit me çështjen shqiptare në tokat e origjinës dhe pak për
shkak të plogështisë politiko-organizative.
Sido që të jetë, viteve të
fundit nga komuniteti megjithatë ka lajme të mira. Shqiptarët e Amerikës janë
aktivizuar politikisht dhe me dhjetëra prej tyre janë duke kandiduar për t’u
bërë titullarë të zyrave përfaqësuese dhe vendimmarrëse në institucionet e
shtetit amerikan. Bazuar sidomos në profesionalizmin e fushatës, nga të gjithë
pretenduesit, njëri është më shpresëdhënësi dhe në ngritje e sipër të
shndërrohet në yll të politikës amerikane. Ai quhet Mark
Gjonaj.
Autori është aktivist shqiptaro-amerikan në New York të
SHBA-së
__._,_.___
Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...
Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:
shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com
Per ta lene listen e-mailo:
shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com
==================================================================
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe
__,_._,___
RSS Feed