BeqirS | 5 Dec 18:53 2004
Picon

" Jam shqiptar e Kosovar: / Zot e krenar,/ -Zot e bujar- /mbi kete Dhe,/

Manifestim i Dites se Flamurit nga Shoqata Atdhetare Dibrane ne Nju Jork
 
Shembellen Dita e Flamurit - 92 Vjetori i Shpalljes se Pavaresise, ne sofren dibrane ne Amerike
 
 Cdo gje kulmoi ne kete feste me interpretimin e briliante te poemes POEM KOSOVAR, nga aktori i njohur Mirush Kabashi :" Jam shqiptar e Kosovar: / Zot e krenar,/ -Zot e bujar- /mbi kete Dhe,/ qe e kam fe e permbi fe:/ e kam Vatan! E kam Atdhe!/......... ka bere qe rreth 800 spektatore ne salle te ngrihen ne kembe, te duartrokasin gjate, dhe te kerkojne interpretime te tjera nga ai.

 
 
      "Micali Terrace" Bruklin - Nju Jork: Ne nje ambjent madheshtor, dhe impresionues u shenua festa kombetare - Dita e Flamurit Kombetar - 92 vjetori i shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, nga Shoqata Atdhetare Dibra, ne SHBA-s. Lokali luksoz "Micali Terrace" ne lagjen Bruklin - Nju Jork, lokal i zgjedhur shqiptar, shume i njohur dhe i specializuar per ceremonite familjare shqiptare, gjithmone ne sherbim te komunitetit shqiptar, i dha ngjyra te forta festive, kesaj dite te shenuar, qe mblodhi rreth saj 800 dibrane.
 
 
    ----- Hapja ceremoniale u shoqerua me nje muzike epike instumetntale, kur ne salle u shuan dritat, dhe reflektoret perqendroheshin tek dy femije, te cilet mbanin krenar dy flamujt e te dy vendeve, shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Republikes se Shqiperise. Hyrja ne salle e dy kolanave te femijeve te vegjel, duke valvitur flamujt e Amerikes dhe te Shqiperise, eshte shoqeruar gjate me ovacione dhe thirrje Shqiperia- Shqiperia, si dhe kengen patriotike "Per Memedhene".
 
 
      ---- Me pase, oraganizatori, ne sfodin e kesaj atmosfere entiuzisate, vendin ja la ekzekutimit te hymneve kombetare te te dy vendeve tona - SHBA-se dhe Shqiperise, kenduar e nderuar ne menyre solmne nga te gjithe pjsemarresit . Moderatorja e mbremjes festive, zonjusha Blerina Karameti, pos nje urimi enkas per kete dite te shenuar, ftoj te pershendeste bashkeatdhetaret, kryetarin e Shoqates Atdhetare Dibrane, zoteri Xheladin Pjeça.
 
 
      --- "Gezuar festen e Flamurit, tha Pjeça, Zoti e bekofte gjithe popullin shqiptar, Zoti e bekofte Ameriken. Nderkaq si rendomte ne raste te tilla duke perkujtuar te gjithe heronjet e deshmoret e kombit", sonte, tha ai, ne kete dite te shenjte, te perkujtojme edhe dibranin, i cili, luftoje gjithe jeten per shqiptari, i ndjeri z. Naxhi Egriu". Zoti Pjeça pershendeti dhe falenderoje gjithashtu edhe tre dibranet te ardhur posaqerishte ne kete mbremje te madhe festive te na nderojne ne edhe Flamurin Kombetar Shqiptare, Gjeneral Gezim Ostreni, Myftiun e Dibres Haxhi Ruzhdi Laten dhe Primarius dr Lulezim Mela.
 
Mysafirët special nga Dibra, përshendesin festen e Flamurit shqiptar ....
 
 
       ---- Ne mesin e brohoritjejve dhe thirrjeve te shumta frenetike "Ostreni- Ostreni" ne foltoren festive u ngjite sekretari i pergjithshem i Bashkimit Demokratik per Integrim (BDI),z. Gezim Ostreni. Gjeneral Ostreni, i emocionuar, tha se "Jame shume i lumtur, qe sonte jame ne rrethin tuaj. E pranova ftesen tuaj me shume gezim, vazhdoi gjeneral Ostreni, duke ditur se do te gjindem ne nje mjedis shqiptaresh, ku megjithse larg trojeve te tyre, por ne nje mjedis qe eshte mbjell dhe kultivohet tradita e bukur e shqiptarizimit, me ate te shtetit me demokratik te botes, Steteve te Bashkuara te Amerikes. Pikerishte, aty nga ka dal tradita e vjeter e shtetit demokratik amerikan, nga i cili ne mesojme te zhvillojme demokracine tone ne Ballkanin tone te vjeter e te coptuar.
 
 
 
       ----- Jame i lumtur qe po e festoj s'bashku me ju kete feste, ne kete shtet nga i cili, ne mesojme ashtu siç mesojme nga Evropa e lashte. Te mesojme se si duhet te ndertojme shtet,. Duke iu uruar JU diten e Flamurit, me duhet te permend se flamuri jone dhe i te pareve tane, ka udhetuar me shume veshtersi, ne luften e historise se pergjakur. Dhe tani Flamuri kuq e zi , me duhet t'iu them se prej dje, por edhe sot, neser e perhere, tashme vetem do te valoj krenar e i institucionalizuar edhe nga vete shteti maqedonas, nen organizimin e ministrise se kultures, ne Shkup, Tetove, Kumanove, Goststivar, Diber, Oher, Manastire e Struge .Ky eshte nje gezim qe na perket te gjitheve, pasi eshte perpjekja e te gjitha gjeneratave, te cilat po gjejne implementim, po gjejne e shfrytezojne pervojen amerikane, perfundoj sekretari i pergjithshem i Bashkimit Demokratik per Integrim (BDI),z. Gezim Ostreni.
 
 
 
       ---- Myftiu i Dibres, Haxhi Ruzhdi Lata, pasi beri nje pershkrim te shkurter historik, pershendetjen tij te pare ia drejtoj te gjithe kombit shqiptare, dhe ne menyr te veqante me kete rast bashkeqytetarve te tij dibrane, atyre qe me shembelltyren e tyre ndihmuan tek shoqerite atdhetare, qe shnderitin me aktivitetin e tyre ne traditen, kulturen, historine dhe lavdine e kombit shqiptare. Me kete raste, tha Myftiu i Dibres, Lata, kujtojme mne pietet e perulemi per te gjitha ato shoqeri patriotike e atdhetare shqipatresh, prej Bukureshtit, jugut te Italise, Stambollit e deri tek ato qe punonin e vepronin ne Amerike.
 
 
       ---- Keshtu qe, per mua dhe per ne te gjithe ky manifestim, eshte nje deshmi e kremtimit te tradites shqiptare per te festuar kete dite te shenjte te Pavaresise Shqiptare. Fatmiresisht, kete aktivitet nder vite e keni bere ne nje vend i cili, ka kuptuar mire hallet dhe dertet , vujatjet e perpjekjet e nje populli, siç jane shqiptaret. Festa e flamurit, na insipiron te rikujtojme dhe nderojme historine tone kombetare, duke filluar prej fillimit te shekullit XX - te, ne beteja per ngritjen e flamurit, ne beteja per per fitimin pavaresise.
 
 
 
 
      ---- "Kam nderin dhe kenaqesine qe ne kete dite te shenuar te kombit shqiptar, tha Primarius dr Lulezim Mela, kur po e festojme 92- vjetorin e ngritjes se Flamurit Kombetar, pra ditelindjen e madhe te Shtetit te Pavarur Shqipetar - apo Diten e Flamurit - siq jemi mesuar ta quajme ne shqiptaret, rrugen e gjate e te mundimeshme neper te cilen kaloi populli yne, per arritjen e ketij qellimi te shenjete, te jem midis jush dhe ta festojme se bashku".
Prof. Amedan Jani, lexoje te shtjellur sipas fakteve historikun e dites se shpalljes se pavaresise. Duke u ndalur ne fund tek 28 Nentori, profesor Jani, tha se kjo, eshte nje dite e madhe ne historine e popullit shqiptar, sepse ne kete dite para 92 vjetesh lindi shteti i pavarur shqiptar, duke u realizuar keshtu enderrat e shume brezave per nje shtet te pavarur e dinjitoz, ku do te valoje lirshem flamuri, te cilin e kemi zgjedhur vete dhe te cilin e ruajme me respekt e dashuri.
 
 
        --- Kjo, njekohesishte, ka qene enderr dhe deshire e Rilindasve tane mendjendritur, shumica e te cileve, edhe pse jetuan jashte atdheut, gjithe jeten e tyre luftuan me perkushtim per nje Shqiperi sovrane e te perparuar, ku populli shqiptar do te jetoje i lire ne vendin e vet, do te punoj ne drejtim te emanicipimit te vet kombetar, per t'u inkuadruar perfundimisht ne rrjedhat pozitive boterore dhe evropiane - ku e kemi vendin dhe e meritojme si nje popull i lashte dhe me tradita, perfundoi Prof. Amedan Jani.
 
 
        ---- Nje nga suprizat dhe momentet me te bukura te kesaj mbremje festive, ishte ndoshta padyshim edhe interpretimi i poezive te zgjedhura prej rilindasve tane, me mjeshteri nga Artisti i Popullit Mirush Kabashi. Ai, kendoi nje poem te Mitrush Kutelit (pseudonimi i Dhimiter Paskos), i njerit prej prozatoreve me te shquar te letersise sone, ushqyer qe ne femijeri me legjendat dhe baladat e Jugut, sidomos me ato te malesise se Pogradecit, qytetit te lindjes se tij. Mirush Kabashi, me interpretimin briliant te poemes POEM KOSOVAR :" Jam shqiptar e kosovar: / Zot e krenar,/ -Zot e bujar- /mbi kete Dhe,/ qe e kam fe e permbi fe:/ e kam Vatan! E kam Atdhe!/......... ka bere qe rreth 800 spektatore ne salle te ngrihen ne kembe, te duartrokasin gjate, dhe te kerkojne interpretime te tjera nga ai.
 
 
      ---- Drejtuesi i programit festiv - programit artisik, kengetari i njohur dibran Haxhi Maqellara, i cili ne bashkepunim edhe me Keshillin e Pergjitheshem te SHAD-s, kryetarin e saj z. Xh. Pjeça i dhane tone te gezueshme dhe hareje mbremjes festive. Grupi muzikor i drejtuar prej Maqellares "Fisniket", me zerin e dashur edhe te embel te kengetarve Suljeman dhe Muharrem Borova, dhe te shoqeruar gjate gjithe nates, nga kengetari Agron Maqellara dhe Mimoza Gjikola, e bene kete mbremje mbresalenese dhe te paharrueshme.
 
                                                                Bota sot - New York - 28 nentor 2004


Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Yahoo! Groups Links

Gmane