Arben Nelku | 10 Mar 22:50 2004
Picon

Statuja e Lirisƫ ne Amerike, Statuja Nene Shqiperi dhe Frimasoneria





Statuja e Liris dhe Frimasoneria







A Cornucopia of Craftyness...



Statuja e Lirisë - Semiramis

Statuja e Lirisë është një tjetër symbol I Vëllazërisë duke nxjerrë në pah pishtarin e ndezur. Statuja e Lirisë është aktualisht Statuja e Lirive – lirive të shkelura mbi popullin amerikan nga Vëllazëria. Atje ajo qëndron në ishullin e saj në Nju Jork duke mbajtur pishtarin e saj të lirisë dhe amerikanët besojnë që ajo është simboli I lirisë së tyre në Tokën e Të lirëve. Asgjë tjetër nuk mund të jetë më larg të vërtetës sesa kjo. Statuja e Lirisë iu dha Nju Jorkut nga Frimasonët fancezë dhe imazhi I saj binjak qëndron në një ishull në Lumin Senë në Paris. Këto statuja lirije janë pasqyrime të Mbretëreshës Semiramis dhe Isis et al, me rrezet e Diellit rreth kokës së saj. Të lashtët e simbolizonin Diellin në këtë mënyrë. Dhe ata nuk mbajnë pishtarin e lirisë, por pishtarin e të ndricuarve, Elitës së zvarranikëve. Statuja e Lirisë është një symbol i Vëllazërisë i cili thotë: Ne e kontrollojmë këtë vend dhe po juq themi këtë, por ju jeni tepër budallenj për ta kuptuar!



Nga, Neo

STATUJA E LIRISË

Statuja e Lirisë në portin e Nju Jorkut u prezantua si një dhuratë nga Masonët francez të Grand Orientit për masonët e Amerikës me rastin e njëqind vjetorit të Republikës së parë Masonike

Ajo mban në dorë ‘Pishtarin e Ndricimit’ masonik. Gjithashtu I referuar në vitet 1700 nga masonët iluminatë si "Pishtari flakërues I Arsyes". Pishtari përfaqëson "Diellin" në qiell.

Titulli zyrtar i Statujës së Lirisë është, "Liria duke Ndricuar Botën".

Guri I themelit #Guri I themelit së statujës tregon se si u vu me ceremoni masonike (shiko foton e pllakë lart).

SIMBOLI I PISHTARIT

Illuminati do të thotë "dritë e plotë". Një mënyrë për të simbolizuar këtë është të mbajturit e një pishtari. Një pishtar qëndron në majë të Statujës së Lirisë, mbi varrin e J.F. Kenedi dhe mbi një tunel ku u vra princesha Diana.

Autori best seller, Robert Bauval:

"Guri I themelit për Statujën e Lirisë u vendos me një ceremoni solemne në vitin 1884, të organizuar nga lozhat masone të Nju Jorkut.

Statuja e Lirisë u skicua nga skulptori francez Bartholdi dhe u ndërtua nga inxhinieri francez Gustave Eiffel (të dy këta frimasonë të mirënjohur), nuk ishte fillimisht aspak një ‘Statujë e Lirisë’, por u planifikua së pari nga Bartholdi për hapjen e Kanalit të Suezit në Egjipt në vitin 1867.

Bartholdi, ashtu si shumë frimasonë francezë të kohës së tij, u zhyt thellë në ritualet ‘Egjiptiane’, dhe është thënë shpesh që ai e konceptoi statujën origjinale si një portret të perëndeshës Isis, dhe vetëm më vonë e ktheu atë në një ‘Statujë Lirie’ për portin e Nju Jorkut kur u refuzua për Kanalin e Suezit."

Perëndesha Isis është e njohur me shumë emra, dhe Juno është një nga ata emra.

Sipër: Perëndesha Romane Juno 735 B.C. (gruaja e Zeusit)

Poshtë: Në mënyrë interesante, perëndesha Juno u paraqit në një monedhë të Vatikanit në vitin 1963 (vini re pishtarin e saj) gjatë periudhës së Papatit të Roncalli-t, që pretendohet të jetë frimason, i emërtuar në mënyrë të cuditshme John XXIII, arkitekt i Vatikanit katastrofik II.

Poshtë: Frederic Auguste Bartholdi, Skulptori i Statujës së Lirisënë një Kartë Masone (vini re kompasin mason dhe skuadrin).

Nga një artikull tjetër I Bauval:

"analogjia e 'pishtarit' është shumë interesante. Statuja origjinale e Bartholdi-t ishte destinuar së pari për Portin Said në gojën e Kanalit të Suezit, do të mbante gjithashtu një pishtar që do të simbolizonte ‘Orientin duke treguar rrugën '. Sigurisht 'Grand Orient', është emri i lozhës mëmë masone franceze dhe së cilës I përkiste Bartholdi. Egsiton një tjetër ‘pishtar’ i ngjashëm që luajti një rol të cuditshëm në Revolucionin francez, por për të cilën do të tregoj më vonë në librin tim të ardhshëm "Talisman". Ai akoma shihet sot në vijën e horizontit të Parisit.

Njerëzit sot nuk e kuptojnë pushtetin e këtij simbolizmi dhe se si mund të përdoren ato me efekt shkatërrues në mendjet e masave jodyshuese. Dhe kjo është shqetësuese. Lëvizja naziste e SS përdori së shumti të gjitha këto ‘lojra simbolesh’ dhe bëri kërdinë në botë."

Poshtë: "Illuminati" Duke ndricuar Botën (dhe duke na mbajtur të gjithë neve në errësirë) – foto para 11 shtatorit, ku tregohen kullat e ËTC & Pishtari I Statujës së Lirisë.





'Bafomet'

Bafomet (Baphomet), emri i kokës që adhuronin Knights Templar, përkthehet nga latinistja në anglisht si ‘Tempulli I Babait të Paqes së gjithë Njerëzve’ nëpërmjet anagramit të teknikës së Gjuhës së Gjelbër e njohur si Anastrophe. Me këtë emër ishte njohur Tempulli I Kananitëve, qyteti kryesor I Salemit, përpara së të binte në dorë të fiseve të Abrahamit, të cilët I vunë ëmrin Jeruzalem.

Duke Qëruar Qepën Okulte më tej, në aplikojmë metodën kriptografike më të sofistikuar masone/templare/kabaliste për Bafometin e njohur si Kodi Atbash dhe arrijmë në kuptimin më të thellë dhe përkthimin e tij – SOFIA.

Sofia shpesh ilustrohet me një mjekër pasi ka kaluar nëpërmjet Ritualit Magjik Seksual të ‘Nxirjes’ Alkimike i njohur si ‘Puna e Madhe’ e cila e shndërroi atë në një Hermafrodit të pavdekshëm dhe të gjithëfuqishme.

Sofia është Astoreth/Lilith/Mari adhurimi I të cilave u ri-prezantua në mënyrë sekrete nga Mbreti Soloman – I cili thotë që Frimasoneria ishte Mjeshtri I tyre I parë I Madh – kundër dëshirave të shpreshura të Zotiti nëpërmjet Musait. Ashtoreth kërkoi sakrifica njerëzish të djegur – mundësiht fëmijët e familjeve të mirënjohura – e cila u krye në Luginën e Hinnom/Gehenna/Hell(Ferrit) në fund të Malit Zion/Sion.



ANNONA --- Perëndesha e korrjeve të grurit dhe hyjnia që mbikqyrte importet e drithit nga Afrika. The goddess of the ëheat harvest, and the deity over-seeing the grain imports from Africa. Atributet: kërcell drithi, kurorw, cornucopia (bri i madh bollëku).

BRITANNIA --- Personifikimi I Provincës Britanike. Antoninus Pius nxori një komplet mon edhash në Romë që do të qarkulonin në Britani.

CERES --- Perëndesha Helene e drithit (Demeter). Vizatuar në monedha bronzi/tunxhi për të sugjeruar një furnizim të bollshëm ushqimi për masat. Atributet: mban drith, pishtar dhe kokë të mbuluar

CYBELE --- Nëna e zotrave, Nëna tokë. Gjithashtu e njohur si Magna Mater (Nëna e Madhe). Atributet: turreted and veiled head, luanë; shpesh duke ngarë një karrocë të tërhequr nga luanë. Titujt: MAGNA MATER, MATER DEI

DIANA, DIANA LVCIFERA --- Perëndesha helene e gjuetisë dhe perëndeshë e hënë (Artemis); gjithashtu mbrojtëse e fëmijëve.. Atributet: gjysëmhënë, pishtar, hark dhe shigjetë, qen gjuetie, dre. Titujt: LUCIFERA (prurëse e dritës), CONSERVATRIX, VICTRIX.

ISIS --- Një perëndeshë egjiptiane e botës së nëndheshme dhe gruaja e Osiris, e cila përfaqësoi lindjen dhe vdekjen e një viti. Atributet: raketake (sistrum), kovë.

IVNO, IVNONIS --- Juno (Hera), bashkëshorte e Jupiterit, dhe mbrojtëse e lindjes së fëmijës. Atributet: pallua, skeptër, pjatw e sheshtw (patera). Titujt: CONSERVATRIX, LVCINA, REGINA

IVNO FELIX --- Juno e Lumtur.

IVNO LVCINA --- perëndesha e dritës.

IVNO REGINA --- Juno Mbretëresha.

IVNONI MARTIALI --- Lufta si Juno.

LIBER --- Perëndesha helene e verës (Bacchus/Dionysios). Atributet: kupë vere, thyrsos (një shkop I zbukuruar me gjete rrushi ), kurora e gjetheve të drethkës, pantera.

LIBERALITAS --- Personifikimi I bujarisë dhe shpeshherë një referencë indirekte për një dhuratw supreme ndaj pupollsisw urbane. Atributet: kub mozaiku, cornupia.

LIBERTAS --- Personifikimi I lirisë. Shpesh I përdorur nga uzurpatorët me pretendimin për t’i rikthyer lirinë Republikës Romane. Atributet: pileus (kapele me majë), skeptër.

LVNA --- Një paraqitje alternative e perëndeshës së hënës, si ato të përdorura nga Julia Domna dhe Gallienus; wshtw mw e pwrshtatshme si njw personifikim I hënës.

MATER MAGNA --- shiko CYBELE

PAX --- Personifikimi i paqes. Atributet: degë ulliri, skeptër, cornucopia, caduceus.

SALVS --- Perëndesha e shëndetit dhe sigurisë. Mbi bazën e një zakoni të vjetër italian që kënaq perënditë duke sakrifikuar një virgjëreshë për gjarpërinjtë e shenjtë. Salus zakonisht shfaqet në një monedhë pas shtypjes së një grushti shteti kundër perandorit ose kur perandori shërohet pas ndonjë sëmundjeje. Atributet: sakrifikimipër gjarpërin nga patera. Gjarpri zakonisht paraqitet duke u ngritur nga altari ose I mbajtur në krahë.

SEGENTIA --- Perëndesha romane e pjekjes së grurit ose e të korrave.

VENVS, VENERIS ---Perëndesha Helene e dasurishë dhe bukurisë (Afërdita). Ajo ishte perëndesha mbrojtëse e Julius Caesar-it dhe pastaj e linjës së Julianit (Venus Genetrix). (VENERIS është is the genative form) Attibutet: molla, figura e vogël e Fitores. Titujt: CAELESTIS (e qiejve), FELIX, GENETRIX, VICTRIX.

VICTORIA --- Perëndesha helene e Fitores (Nike). Shpesh shfaqet si atribut për hyjnitë e tjera, sic është Roma, Jupiteri dhe Venusi. Atributet: kurorë lulesh, krahët.

VVLCAN --- Perëndesha helene e hekurit, zjarrit dhe armëve (Hephaistos). Atributet: cekici, masha,kudhra.



GLORIA NOVI SAECVLI --- The glory of the neë age.



Virgjëresha i kushtohet Isis-it, ashtu si Leo i kushtohet burit të saj Osiris... Sfinksi, i përbërë nga një Luan dhe një Virgjëreshë, u përdor si symbol për të treguar Nilin e tejmbushur...ata vendosin një kalli gruri në dorën e një virgjëreshe për të shprehur idenë e muajve, ndoshta sepse shenja e Virgjëreshës u quajt nga Orientalët,

Sounbouleh ose Schibbolet, që ka kuptimin, epi ose kalli gruri.

Vëlla Joseph Jerome de Lalande
Theemeluesi i Lozhës së Des Neuf Soers (Nëntë Motrat), Paris
Astronomie par M. de la Lande, 1731




Priftëresha e Lartë
Rruga e 13të
Gimel
G


"Lucifer përfaqëson .. Jetën.. Mendimin.. Progresin.. Civilizimin.. Lirinë.. Pavarësinë.. Luciferi është Fjala e Zotit (Logos).. Gjarpëri, Shpëtimtari." faqet 171, 225, 255 (Volumi II)

"Ështa Satani ai icily është Zot për planetin tonë dhe I vetmi Zot."faqe 215, 216, 220, 245, 255, 533, (VI)

"Virgjëresha Qiellore e cila kështu bëhet Nëna e Zotrave dhe Djajve njëkohësisht, pasi ajo është Hyjnia mëshiruese e përheshme..por emri në lashtësi dhe në realitet është Lucifer ose Luciferius. Lucifer është Drita hyjnore dhe tokësore, 'shpirti i Shenjtë’ dhe 'Satani'njëkohësisht." faqe 539

Helena Petrovna Blavatsky 32°
Doktrina Sekrete





'Shenja e Virgjëreshës'




'Virgo, Virgjëresha që qan'



Masoneria akoma mban si emblemë të vetën një grua që qan mbi një kolonë të thyer, duke mbajtur në dorën e saj një degë akacie, mërsine ose bruke, ndërsa neve na thuhet që Koha qëndron pas duke krehur bukletë e flokëve të saj.Nuk është nevoja të përsërisim shpjegimin e rëndomtë dhe të panevojshëm... të dhënë, për këtë paraqitje të Isis-it,duke qarë në Byblos, mbi kolonën e shkulur nga pallati I Mbretit që mbante trupin e Osiris, ndërsa Horus-i,Zoti i Kohës, hedh ambrosia në flokët e saj.



I shquari Albert Pike 33°
Morali dhe Dogma, faqe 379





Nën Trëndafil...



 

 

 





'Isis'
'Mari'
'Kali'
'Ceres'
'Maria'
'Virgo'
'Lilith'
'Diana'
'Venus'
'Sophia'
'Ishtar'
'Hathor'
'Ostara'
'Lucifera'
'Astoreth'
'Angerona'
'Semiramis'
'Vejusha'
'Baphomet'
'Koka 58m'
'Stella Maris'
'CAPUT LVIIIm'
'Zonja Jonë e Dashur'
'Virgjëresha e Zezë'
'The Illuminatrix'
'Gruaja me ngjyrë të Kuqe'
'Virgjëresha që Qan'
'Virgjëresha Qiellore'
'Zonja e Liqenit'
'Mbretëresha e Qiellit'
'Mbretëresha e Detit'
'Nusja e Burrit të Gjelbër'
'Notre Dame de Lumiére'
'Mbretëresha e Botës'
'Mbretëresha e Botës së Nëndheshme'
'Misteri Babylon' emri i saj...






'Tempulli i Babait të Paqes së gjithë NJerëzimit'
Ajo është akoma 'e papërfunduar'...



Dhe mbi ballin e saj një emër ishte shkruar, E FSHEHTA, BABILONIA E MADHE, NËNA E PROSTITUTAVE DHE NEVERIVE TË TOKËS.




Post your free ad now! Yahoo! Canada Personals


Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Yahoo! Groups Links

Gmane