BeqirS | 10 Mar 13:39 2005
Picon

Me pene dhe a.b.c.-ne per Memedhene

Dibranet ne Amerike, bene homazh dhe nderim per te gjithe mesuesit shqiptar

 

 

 

 

 

7 Marsi dita e mesuesit ; "Me pene dhe a.b.c.-ne per Memedhene"

 

 

nga - BEQIR SINA

 

 

BENSONHURST - BROOKLYN (NY) ; Me rastin e 7 Marsit-Dites se Mesuesit, Shoqata Atdhetare Dibrane, organizojen mbremje festive me 6 Mars (e Diel), 2005 ne restorantin e mirenjohur “Micali Terrace” ne. Brooklyn Nju Jork. Ne kete mbremje veqse te ftuarve te nderit te SHAD-it moren pjese rreth 600 bashkeatdhetar, prinder edhe nxenes. Organizatoret e saj kryetari i Shoqates Atdhetare Dibrane zoteri Xheladin Pjeça, zoteri Ibrahim Kolari dhe z. Flamur Sterçani, s'bashku me kryesine dhe antaresine kane bere nje pune te shkelqyer ne realizmine sa me te sukseseshem te kesaj feste, qe tani mund te thuhet se per sa i perket asaj ne Amerike, ajo eshte "prone" e dibraneve.

 

Shoqata Atdhetare Dibrane, e shfrytezoje mire edhe kete mbremje per t'i bere siç u tha aty nje homazh dhe nderim per te gjithe mesuesve shqiptar, qe nuk jetojne me, dhe njekohesisht mirenjohje e drejperdrejt veteraneve dhe atyre mesuesve qe sot aktivisht ushtrojne detyren me fisnike ne bote. Pikerisht per kete - Shoqata Atdhetare Dibrane ketu ne Amerike me seli ne ishullin Staten Island tashme po e bene tradicionale festen e mesuesit dhe gati çdo vjet me manifestime te larmishme kremton kete dite duke uruar qe mesuesit ne vazhdimesi, me dashuri dhe pasion t'a duan profesionin dhe te nxjerrin bbreza te shendosha.

 

Edhe ne kete mbremje ne asnje çast nuk mungoje dhe programi artistik, per te pershendetuar mesuesit shqiptare kudo qe jane, si edhe ne veqanti veteranet qe ne kete dite ata i kishin te ftuar si mysafire nderi. Ata e bejne kete gjest çdo festim 7 Marsi, per t'i faleminderuar per kontributin e tyre te palodheshem ne edukimin e brezave te shumte.

 

Mbremja sipas programit - filloje me fjalen e kryetarit te Shoqates Atdhetare Dibrane zoteri Xheladin Pjeça.

 

Te dashur bashkeatdhetare, tha Pjeçja, te dashur bashkeqytetare dhe mysafire te nderuar te kesaj mbremje festive. E nderuara rini dhe te dashur femije me lejoni qe ne emer te kryesise se SHAD-, komisionit organizativ te kesaj mbremje dhe ne emrin tim personal t'ju falenderoje per pjesmarrjen tuaj masive ne kete mbremje. Mirese keni ardhe ne mbremjen solmne, kushtuar dites se mesuesit 7 Marsit.

 

 

Pjeçja, tha se :Shoqata Atdhetare Dibrane me seli ne Nju Jork(Staten Island), siç do vit edhe kete her po shenon diten e mesuesit 7 Marsin, si dite shume e rendesishme e levizjes tone kombetare, duke respektuar kete profesion te shenjet per ardhmerine e kombit shqiptar. Me plot pergjegjesi themi, tha ai se kush nderon kete profesion ka nderuar veten dhe kombin , pranadaj me lejoni te j'u pershendes edhe nje her ne emrin tuaj te gjithe mesuesit ne mbare trojet shqiptare, ne diaspore dhe kudo qe veprojne e punojne ne kete profesion.

 

Ne kete kontekst, tha Pjeçja, me respekt te veqant perulemi para mesueseve veterane qe tash nuk jetojne me se : mesuesit z. Medat Cami, z. Haxhi Abdiu, z. Irfan Uruçi, z. Sherif Lleshi. z. Sefedin Koleci, z. esat Mezelxhiu, z. Selim Alliu, z. skender e Faton Daci, e shume e shume te tjere. Me lejoni, qe sonte te pershendes ne emer tuaj te SHAD dhe emrin tim personal te ftuarit mysafire nderi ne kete mbremje. Dua te ceki, se ne kete pershendetje ka vend te shtohet edhe me shume e shume mesues te tjere, prej te cileve disat jane prezent sonte ne kete salle, por ne mbremjet tona te ardheme do t'i ftojme si mysafire te nderit.

 

 

 

Mirpo, tha Pjeçja, ne baze te interesimit tuaj dhe pjesmarrejen tuaj masive ne kete mbremje, ju na inkurajoni qe SHAD-ja, te vazhdoje aktivitetet e veta e ne veqanti te beje perpjekje per hapjen e shkollave ku mesuesit, mysafire e lartepermendur t'ua mesojne femijeve tane gjuhen e bukur dhe te embel shqipe, si dhe traditat tona kombetare.

 

Kryetari i Shoqates Atdhetare Dibrane, zoteri Xheladin Pjeça, u beri me dije pjesmarresve se:" Ne kete mbremje jemi mbledhur te bashkuar per te festuar shqiptaret nga te gjitha trojet etnike, prandaj dua qe ne emer tuaj, ne emer te te gjithe shqiptareve kudo qe jetojne dhe veprojne te bejme nje lutje. E lusim Zotin, I lusim Kombet e Bashkuara, z Koffi Annan, Keshillin Evropian, SHBA-s, Presidentin George W.Bush, senatoret dhe kongresment dhe te gjitha institucionet e tjera nderkombetare ashtu siq na i dhane lirine e Kosoves me 1999 te na japin dhe te na ndihmojne ne shqiptareve qe ky vite 2005 te jet viti i pavaresise se Kosoves.

 

Per historikun e profesionit te shenjet te mesuesit foli veterani i arsimit shqip, zoteri Dalip Karameta. I cili tha se puna e mesuesit eshte e lidhur ngushte me fatin e Atdheut. Ai kujtoje me kete raste edhe platformen e pare te shkolles kombetare qe e perpliuan rilindasit tane si Naum Viqilharxhi, Kristoforidhi, Hasan Tahsini, Pashko Vasa etjere deri tek platforma e njohur e Sami e Naim Frasherit ku thuhej qarte se pa emancipimin kulturor nuk mund te kete emancipim politik e shoqeror.

 

Veterani i arsimit nga qyteti i Dibres, zoteri Atli Bellashtica, foli ne emer te gjithe arsimtareve te qarkut te Dibres - te gjitheve atyre qe kane ushtruar detyren e mesuesit dhe te gjitheve atyre dibraneve arsimtar qe ushtrojne sot kete detyre. Ai faleminderoje ne menyre te veqant bashkeqytetaret e tij ne mergim, per ndihmen e madhe qe kane dhene ata ne qarkun e Dibres, ne te gjitha fushat e jetes pa u ndar edhe nga arsimi shqip.

 

 

Programi artistik

 

 

Programi artistik ishte pergatitur me mjeshtri nga organizatori i saj, duke shafqur pjesmarresve edhe nje recital muziko-letrar, te titulluar "Me pene dhe a.b.c.-ne per Memedhene". Recitali ishte me skenar dhe regji te artisit dibran, profesor Burhan Skikuli, muzika nga kengetari i mirenjohur dhe shume popullor dibran Haxhi Maqellara. Recitali u interpretua nga Julinda Daci, Shpend Koleci dhe Burhan Skikuli.

 

Ne kete mbremje festive, te gjitheve j'u dha rasti te shohin egzekutimin profesional te nje pjese vallezimi moderren nga artisti shqiptar, dibrani Dritan Dovolani, i cili eshte vallezues i kesaj gjinie qe ka arrire suksese te jashtezakoneshme ne gara te ndryshme me nivel boteror. Duke u ngjitur drejt piedestalit te yjeve dhe fames se merituar qe shume artiste mund t'a enderrojne. Ai sebashku me partneren e tij ne vallezim i dha ngjyra te shkelqyera moderrne festes se mesuesit. Nderkaq artisti i mrenjohur mbareshqiptare z. Xhevat Limani, recitoje me nivel te lart artisitik poezine me vargjet e bukura te Naimit - "O Malet e Shqiperise".

 

 

Ne fund te festes Shoqata Atdhetare Dibrane, ndau edhe mirenjohejet per mesuesit ne kontributin e tyre ne afirmin e arsimit shqiptar ne pergjethesi. Krytari i SHAD-s, zoteri Xheladin Pjçaj tha se shoqata nderon keta mesues :

 

Znj. Drita      Haxhialili

Z.  . Nehat    Bellcishta

Znj. Shpresa Lutfiu

Z.    Naum    Prifti

Z.    Atli        Bellcishta

Z.    Rexhep  Dedushaj

Z...  Petrit     Dibra 

Z.    Skender Kondra

Z.    Ibrahim   Egriu

Z.    Dalip     Karameta

Z.     Zudi     Daci

Z.     Burhan Skikuli.

 

Shkrimtari i mirenjohur Naum Prifti , i tha gazetes  :

 

 7 Marsi! Ka patur diskutime edhe me pare rreth ketij problemi -te festohet apo jo me 7 mars. Prifti, na tha se, ata qe e kundershtonin festen argumentonin se 7 Marsi nuk shenon hapjen e shkolles se pare shqipe ne Korçe, se ka patur shkolla te tjera para saj, se leja per hapjen e saj u dha nga Sulltani. Te gjitha keto jane te verteta. Historiani

 

 i shkollave shqipe,  Zoti Myzyri, pranon se ka patur edhe shkolla te tjera para saj. Mund te permendim hapjen e gjashte shkollave shqipe ne Kolonje nga Petro Nini Luarasi me 1882. Mesuesi i Petro Ninit ka qene Koto Hoxhi nga Qestorati, (Lunxheri) i cili u mesonte femijeve, gjuhen shqipe ne shkollen greke. Babe Dude Karbunara, ne Lushnje po ashtu. Ne Shkoder njihet shkolla e Mices disa dhjetra vite me pare se shkolla e Korçes.
Megjithate Myzyri e perligj festen me argumentin se kjo ishte shkolla e pare shqipe qe u hap me leje zyrtare. Leja e saj u sigurua nga Shoqeria Biblike Angleze.

 

Mendimi im tha shkrimtari Naum Prifti eshte se:

 

Edhe pse 7 marsi nuk eshte dite historike e hapjes se shkolles se pare shqipe, mesuesit shqiptar e meritojne te kene diten e tyre, si shenje nderimi dhe respekti per punen dhe misionin e tyre te larte. Mesues dhe patriot ne kohen e Rilindjes ishin te pandara. Asnje popull nuk ka deshmore per shkollat dhe alfabetin ashtu si ne shqiptaret, prandaj edhe nderimi per mesuesit ka hedhur rrenje ne popullin tone. Edhe Amerika ka dite perkujtimore per veteranet, presidentet, etj e tjere, perfundoje, shkrimtari mirenjohur Naum Prifti.
 

 

 Grupi muzikor "Fisniket" nga Staten Isalnd(NY) udhehoqi programin muzikor

 

 

Gjithçka ishte e shoqeruar nga muzika popullore shqiptare. Me kenge, valle e melodi popullore grupi muziko"Fisniket" nga Staten Island(NY) me kengetaret e mirenjohur te komunitetit Shqipe Kastrati, dhe vellezerit Maqellara, Haxhi e Agron rreth 600 pjesemares festuan gezueshem 7 Marsin diten e mesuesit.



Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Yahoo! Groups Links

Gmane