Nexhat Ibrahimi | 7 Jun 16:29 2005
Picon

Eutanazia – Vdekja e ëshirshme (3)

 

Nexhat Ibrahimi

www.zeriislam.com

 

Eutanazia – Vdekja e mëshirshme (3)

 

 

Qasjet e zgjidhjes së problemit të eutanazisë

 

Qasja problemit të eutanazisë është shumë-dimensionale. Dallojmë: qasjen medicinale, juridike, etike dhe qasjen e përgjithshme shoqërore.[1] SPAN>

 

1. Qasja medicinale – Përfshinë veprimin mjekësor, shëndetësor që shërben për mënjanimin e dhembjes kundër të cilës nuk ka argument moral, etik as teologjik, dhe kështu ky veprim nuk ka lidhje me eutanazinë edhe pse nga ky veprim mund të pasojë vdekja e pacientit. Është detyrë e mjekut që gjithësesi ta shpëtojë jetën e pacientit, e jo shkatërrimin e saj. Qysh në Betimin e Hipokratit mjekët e ardhshëm betohen se askujt, qoft edhe atij që kërkon, nuk do t’i japë medikament që sjellë vdekjen, as këshillë lidhur me këtë. Në rrafshin e veprimit medicinal është rëndë të dallohet pasoja skajore e veprimeve medicinale, respektivisht a do të jetë rezultati zbutja e dhembjeve apo eutanazia.

 

2. Qasja juridike – Përpiqet nga pikëpamja juridike ta shqyrtojë problematikën që paraqitet gjatë eutanazisë. E drejta e ka rolin instrumental në shoqëri përgjithësisht e kështu edhe në medicinë. Me angazhimet e veta që situatat t’i lirojë nga ekuivokësia dhe nga paqartësitë me qëllim të pengimit të manipulimit të medicinës moderne me jetën e dikujt, e drejta vetëm deri diku ka arritur sukses. Fjala është, në të vërtetë, për kategoritë shoqërore, etike dhe deontologjike, të cilat në format e veta skajore kanë edhe legjitimimin juridik. Pikëpamja juridike redukohet në problemin e përgjegjësisë për vendimet që janë në fushën skajore të jetës dhe vdek jes së pacientit.

 

3. Qasja morale – Morali te çështja e eutanazisë gjithnjë është diskutabil. Në të vërtetë, nga qëndrimi moral në medicinë edhe nuk është e lejuar çdo gjë e domosdoshme. Nga ky shkak, parimi moral është një prej shpjegimeve vendimtare të sëmundjeve në disa kultura.

Religjioni nuk e pranon jetën e panatyrshme dhe vdekjen artificiale (me dhunë), sepse jeta dhe vdekja nuk është në kompetencë të njeriut, por në kompetencë të Zotit. Etika e konsideron eutanazinë cenim të humanizmit, sepse degradon njeriun në objekt dhe kjo shpie drejt manipulimit dhe shpërdorimit. Një autor këtë çështje e përshkruan se “plani që me njerëzit të veprohet si me shtazët, njëkohësisht na duket edhe i neveritshëm edhe qesharak; ai godet rëndë ndjenjën e dinjitetit tonë personal.”[2]

Sot hasim në pajtimin mjaft të përhapur se lirimi prej vuajtjeve të pashpresë dhe të padobishme megjithatë është moralisht i arsyeshëm dhe së paku eutanazia pasive në situata të këtilla mund të lejohet. Madje edhe disa teologë thonë se moralisht është e paarsyeshme të pengohet eutanazia në situata të caktuara.[3]

 

4. Qasja e përgjithshme shoqërore – Opinioni publik bëhet gjithnjë e më i pranishëm dhe me këtë edhe më ndikues në aspekt të institucioneve medicinale. Opinioni publik tërheq gjithnjë e më shumë njerëz në të a. q. arenë, në të cilën diskutohet për çështjet e moralit. Është praktikë e shpeshtë që mediumet tentojnë t’i bindin autoritetet në shëndetësi dhe qeverinë që t’i shpërfillin shpenzimet ekonomike gjatë mjekimeve të shtrenjta në dobi të mbajtjes në jetë të pacientit një kohë të gjatë.[4] Për fat të keq, fotografia që del në opinion është jo e plotë apo edhe e shtrembëruar dhe së këndejmi nuk ofron shikim relevant në problemin e eutanazisë.

 

 

Eutanazia dhe ligji

 

Shikuar nga pikëpamja juridike, ligjore, ‘eutanazia’ konsiderohet privim nga jeta i personit tjetër; d.m.th. juridikisht eutanazia është vepër penale dhe si e tillë ajo i nënshtrohet përgjegjësisë penale dhe ndëshkimit.[5] Ligji ka apo duhet ta ketë për synim sigurimin e jetës dhe vlerave të përbashkëta. Ai vetëvetiu duhet të jetë i moralshëm përndryshe nuk do të ishte ligj. Nëse ligji nuk siguron jetën e individit sikur edhe të grupit ai ka thyer barabarësinë, njëjtësinë dhe dinjitetin e të gjithë njerëzve.[6]

Për dallim të shumicës së mbytjeve / vrasjeve, ku motivi kryesisht është hakmarrja, urrejtja apo interesi material, në rastin e eutanazisë motivi është i natyrës altruiste. Eutanazia kuptohet si formë e ndihmës, si shkurtim i mundimeve dhe vuajtjeve, dhe se pikërisht nga ky dallim ndërmjet mbytjeve klasike dhe eutanazisë paraqiten problemet në trajtimin e eutanazisë.

Në Francë, Belgjikë dhe Britani të Madhe eutanazia nuk klasifikohet si vepër penale, por e dënon me dispozitat mbi privimin nga jeta.

Në vitin 1939 Hitleri nënshkroi urdhëresën sipas së cilës lejohej mbytja / vrasja e personit i cili është shpallur i pashërueshëm. Mjeku Karl Fridrih Brandt personalisht është përgjegjës për shpalljen e 275 mijë njerëzve për të pashërueshëm dhe të gjithë ata u mbytën. Gjyqi i Nynbergut këtë mjek e gjykoi me vdekje.[7]

Në Gjermani, Itali dhe Holandë eutanazia klasifikohet si vepër penale, por ndëshkohet me forma dënimi më të lehta në krahasim me mbytjet me motive klasike.

Në SHBA në shumicën e vendeve federale është sjellë ligji mbi të drejtën në vdekje e cila personave me sëmundje terminale u jepë të drejtë të vendosin mbi jetën dhe me këtë refuzimin e ndihmës mjekësore me qëllim të vdekjes.

Sipas ligjit të vjetër të ex-Jugosllavisë euta-nazia trajtohej si vepër e veçantë penale të privimit të jetës nëse ajo është bërë me kërkesë ose lutje (dënimi me burg deri në pesë vjet), e nëse bërësi i përgjigjet lutjes apo kërkesës nga dhembja ndaj gjendjes së mjeruar të ndonjë personi, vepra konsiderohej kundravajtje dhe dënohej me burg deri në tri vjet. Sipas ligjit të vitit 1951 eutanazia kon-siderohet vepër penale të privimit të qëllimtë të jetës – me mbytje / vrasje dhe dënohej me dënim të përcaktuar për këtë vepër.[8]

 


[1] Nga:  AN>Donat Math, Eutanazija, në: www.ffzg.hr, fq. 4 – 5.  

[2] Jean Rostand, La biologie et l’avenir humanin, sipas: Alija Izetbegoviq, op. cit.,  fq. 150.

[3] Mirëpo, eksperti kroat për gjinekologji-akusher i Dr. Antun Lisec, në një shkrim të tij rreth çështjes se a ka eutanazi në trojet ish-jugosllave pohon se “për fat të keq, më duhet të them patjetër ka, madje më shumë sesa ndoshta mendoni. Ja vetëm një shembull: Nëse individi i moshuar gjendet në spital për çfarëdo arsye, nëse familja nuk kujdeset për të ose nëse personeli i spitalit e vëren sado pak se familja edhe nuk dëshiron që ky person të jetojë, ka raste që atij personi të mos i ofrohet as diagnostikë adekuate, as përkujdesje dhe as kurim. Nëse ky apo kjo e moshuar përpiqet të ngrihet nga shtrati – e lidhin që të mos kujdesen për të. E nëse edhe kundërshtojnë ose dëshirojnë të lirohen, atyre u jepet injeksion gjumi. Dhe kështu ata vetëm flenë, hanë shumë pak ose nuk hanë fare, nga qëndrimi shtrirë shumë shpejtë marrin plagë, infeksion të kataterit urinor, ndezje të mushkërive, dhe kështu babai ose nëna jonë për disa ditë vdes i uritur dhe i etshëm në këtë mënyrë të turpshme. Shikoni gabimin: punënjësit e shëndetësisë e edhe familjarët më të afërt, kumtojnë se ai plak e ka kohën që të vdesë. Prej nga kjo e drejtë që dikë ta dënojmë me vdekje! Vetëm Zoti është Zot mbi fillimin dhe mbi fundin e jetës dhe Ai do të caktojë se kur duhet të shkojmë nga kjo botë. Detyrë jona është që të mos lëmë pas dore kurimin dhe shërimin!” Cituar sipas: Antun Lisec, Mjetet kontraceptive – në mes të vërtetës dhe mashtrimit, në: Takvim 1423/24 – Kalendar 2003, Prishtinë, 2002, fq. 224-225.

[4] Në kohën kur shtëpitë nuk kanë askënd për përku jdesje  nuk janë vendet më të përshtatshme për të lindur as për të vdekur, mbështetja në institucionet shëndetësore shtetërore apo shoqërore është domosdoshmëri, ndonëse shoqëria e industrializuar, gjithnjë e më pak e ofron këtë ndihmë. Andaj nevojitet një rishikim radikal shoqëror drejt humanizimit të shëndetësisë dhe jetës në tërësi. Shih: Shahid Athar, op. cit., fq. 7.

[5] Sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zako nom, në: www.ftidi, hr, fq. 5.

            Enciklopedia juridike ‘eutanazinë’ e trajton si fikje të jetës së dikujt pa dhembje që d.m.th. vdekje, e cila te disa kuptohet si e drejtë që të sëmurit të pashërueshëm t’i privohet jeta. Kjo, tek ata, arsyetohet me shkaqe humane e fisnike dhe në këtë rast ata thonë se eutanazia nuk është shoqërisht e rrezikshme dhe e dënueshme. Pravna enciklopedija, 1, Beograd, 1989, fq. 355.

IV>

[6] Sipas: Donat Math, Eutanazija, në: T>www.ffzg.hr, fq. 5. Krhs.:  Sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred za-konom, në: www.ftidi, hr, fq. 5

            Shkencëtarët kur diskutojnë rreth problemit të legalizimit të eutanazisë tërheqin vërejtjen edhe në disa çështje të pakapërcyeshme, që do të vlenin per-manentësisht: 1) jodiagnistifikimi dhe jomjekimi i çrregullimeve te sëmundjet kronike dhe të pashërue-shme; 2) menaxhimi jopërkatës i simptomeve fizike; 3) kujdesi i pamjaftueshëm i vuajtjeve dhe frika e pacientëve në vdekje; 4) grupet sociale të margji-nalizuara; 5) devalvimi i jetës së të paaftëve, të invalidëve; 6) rekomandimet e mjekut te pacienti etj. Shih gjerësisht: E. Avdibegovic – O . Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 98.

[7] Sipas: Donat Math, Eutanazija, në: T>www.ffzg.hr, fq. 4; Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr, fq. 6.

[8] Shih: Pr avna enciklopedija, 1, Beograd, 1989, fq. 356.

__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Tired of spam? Yahoo! Mail has the best spam protection around
http://mail.yahoo.com

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================


Gmane