Home
Reading
Searching
Subscribe
Sponsors
Statistics
Posting
Contact
Spam
Lists
Links
About
Hosting
Filtering
Features Download
Marketing
Archives
FAQ
Blog
 
Gmane
From: <BeqirS <at> aol.com>
Subject: Shqiperia, aleate e palekundur ndaj Shteteve te Bashkuara te Amerike
Newsgroups: gmane.politics.region.albania.shqiperia
Date: Sunday 18th September 2005 01:38:32 UTC (over 11 years ago)
Kryeministri Berisha: Shqiperia, qendron si aleat i palekundur i ndaj 
Shteteve te Bashkuara te Amerikes


nga BEQIR SINA, Nju Jork, 


Marriott Financial Center Hotel - Manhattan(NY) : Presidenti Moisiu, 
Kryeministri Berisha, ministri e puneve te jashteme Mustafaj - pasi morren
pjese ne 
Samitin e Objektivave te Zhvillimit te Mijevjeçarit, qe u mbajte gjate
Takimit 
Plenar te nivelit te larte te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, mbreme
ata u 
takuan edhe me mergimtaret tane ne SHBA-s. 


    Kreu i shtetit shqiptar z Alfred Moisiu zonjusha Mirela Moisiu, 
keshilltari dilopatik z Muhamet Kapallani, Kryeministri Sali Berisha, me
zonjen Liri 
Berisha Ministrin per Pune me Jashte i Shqiperise, Besnik Mustafaj,
ambasadori 
Lublin Dilja u takuan me perfaqesues te diaspores shqiptare ne Shtetet e 
Bashkuara te Amerikes. Takimi u mbajt ne "Marriott Financial Center Hotel"
85 West 
Street , midis rrugeve Albany & Carlisle Streets ne pjesen e poshteme te 
qytetit Manhattan, disa metra larg perballe "gropes" se madhe, qe ka mbetur
pas 
rrezimit te dy ndertesave te Qendres Tregatare Boterore -11 shtator 2001. 

   VATRA: Simbol i i luftës për demokraci, liri dhe pavarësi


  Takimin e organizoje Federata PanShqiptare e Amerikes VATRA, dhe e
udhehoqi 
kryetari i saj ingj Agim Karagjozi. Kryetari i vatraneve ne emer te
Federates 
PanShqiptare e Amerikes VATRA, uroje mireseardhjen mysafirve te nderuar nga

Shqiperia, dhe kerkoje Intonimin e hymenve kombetare te te dy vendeve te 
kenduar nga kengetarja e njohur Merita Halili dhe lujatur ne firzamonik nga
Raif 
Hyseni. Pase kendimit te hymineve, Karagjozi, i u lute te pranishmeve qe te

mbajne edhe nje minute heshtje per te gjithe te renet e kombit tone, si dhe

viktimat e 11 shtatorit 2001 dhe hurrakanit Katrina.


 Agim Rexhaj :" tani perpara nesh gjendet edhe nje detyre tjeter e madhe: 
Pavaresia e Kosoves"


  Folesi kryesore ishte zoti Agim Rexhaj, i cili tha ndertetjera se :" Per
ne 
vatranet, nder problemet kryesore gjithmone kane qene dhe mbetet 
demokratizimi i Shqiperise dhe çlirimi i saj nga duart e Mafias ku e
kishte mberthyer dora 
e krimit te organizuar. Me ndihmen e Zotit dhe me vullnetin e paepur te 
kryeministrit te ri, Doktor Berishes me bashkepunetoret e tij, ne besojme
se 
Shqiperia, tani eshte nisur rruges se demokratizimit te njemendet. Dhe ne
shpresojme 
dhe i premtojme se, si gjithmone, i behemi krah ne rrugen e tij te shenjt. 


     Rexhaj, vijoje:'"Po tani perpara nesh gjendet edhe nje detyre tjeter e

madhe: Pavaresia e Kosoves. Qe te arrihet ajo, na duhet mundi, perpjekja
dhe 
angazhimi i çdo individi shqiptar kudo qe te jete, pavaresisht se nga cila
ane e 
trojeve tona vjen ai ose ajo. Tani eshte koha kur do te fillojne bisedimet 
per pavaresine dhe ne nuk mund te rrijme e te presim se çfare do te behet.
Ne, 
te gjithe se bashku, aty duhet t'a kemi mendjen e energjine tone. Me
zgjidhjen 
e çeshtjes se Kosoves, me pavaresimin e saj, ne, shqiptaret, kemi bere
edhe 
nje hap tjeter te madh historik perpara. Ne mbeshtetim qendrimet e
kabinetit 
Berisha ne lidhje me pavaresine e Kosoves, tha nenkryetari i Vatres dhe
kryetari 
i deges se LDK-s, z Agim Rexhaj. 


    Presidenti Moisiu: zgjidhja e shpejte dhe e drejte e statusit te
Kosoves 
ka rendesi shume te madhe per rajonin


   Presidenti Moisiu vleresoi kontributin e Shqiperise ne luften globale 
kundra terrorisimit, si vend qe i eshte bashkengjitur kesaj lufte ne
Afganistan e 
Irak me ushtrine shqiptare . Kryetari i shtetit foli per mbeshtejen e dhene
ne 
perpjekjet nga ana e tij per te plotesuar boshllikun qe krijoje vonesa e 
rotacionit, megjithse e vlersoje ate si nje arritje te shqiptareve, qe
kerkonin 
ndryshim .Kreu i Republikes se Shqiperis kritikoje ashper korupsionin dhe 
mungesen e ligjit ne qeverisjen e meparshme. Ne vijim ai vleresoje
zgjedhjet e 
fundit parlamentare ne Shqiperi si nje arritje e procesin demokratik
dalijen masive 
ne keto zgjedhje. Presidenti Moisiu, tha se zgjidhja e shpejte dhe e drejte
e 
statusit te Kosoves ka rendesi shume te madhe per rajonin. Ne lidhje me
kete 
çeshtje, Presidenti u shpreh se Shqiperia eshte ne favor te zgjidhjes 
demokratike te saj.


   Kryeministri Berisha: Shqiperia, qendron si aleat i palekundur i ndaj 
Shteteve te Bashkuara te Amerikes


   Ne fjalen e tij kryeministri Berisha ngriti peshe te gjithe
pjesemarresit 
dhe entuziasmoi jashtezakonishte mergimtaret tane, kur u ai shpreh haptas
per 
pavaresine e Kosoves, duke thene se eshte e vetmja rruge per zgjidhjen e 
situates,. Pavaresi tha Berisha prodhon vetem, paqe, siguri dhe prosperitet
ne 
Ballkan, rajon e Evrope. Por, tha ai natyrisht duke rrespektuar ne maksimun

minoritet, si ai serb, e disa pakica te te tjera ne Kosove, qe edhe ata te
ndjehen 
"te barabarte mes te barabarteve" . Nje vemendje te veçante ne fjalen e
tij, 
Doktor Berisha i kushtoi edhe "thithjes se trurit", duke ftuar te gjithe te

rinjte e edukuar ne perendim, te kthehen ne Shqiperi per te ndihmuar ne
realizimin 
e premtimeve dhe objektivave kombetare. Ai tha se "te rinjte qe kthehen per

te punuar ne Shqiperi, do te kene dyert e hapura, duke filluar qe tek zyra 
ime". Ne lidhje me investimet, Berisha u shpreh konkretisht se "te gjithe 
investitoret qe vijne ne Shqiperi nuk do te paguajne taksa per 3 vitet e
para" 


      Gjithashtu, kryeministri Berisha, shprehu fuqishem mbeshtetjen e 
palekundur per Shtete e Bashkuara te Amerikes ne luften globale kunder
terrorizmit. 
Konkretisht ai tha: "Aktualisht ushtaret shqiptare sherbejne ne Afganistan
dhe 
ne Irak, dhe ne do te vazhdojme te qendrojme ne krah te SHBA-ve, ne luften
e 
madhe kunder terrorizmit, per sa kohe qe nevojitet, dhe nese SHBA do te
kishte 
nevoje per me shume ushtare shqiptare, i siguroj, se me se dy milion 
shqiptare jane te gatshem te shkojne ne mbeshtetje te SHBA." E vlersoi
larte 
marredhenjet e mira me komunitetin Evropian,(BE) dhe Banken Boterore, si
dhe UNDP dhe 
UASID dhe OKB-en 


      Me keto fjale Kryeministri i ri i Shqiperise, Prof.Dr.Sali Berisha, e

siguroi edhe nje here opinionin kombetar dhe ate nderkombetar se Shqiperia,

qendron si aleat i palekundur i ndaj Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Me
sa 
duket, kete ai e ber per te treguar se "timoni" i politikes se jashtme te 
Qeverise Berisha, tani eshte e drejtuar nga oqeani Atlantik dhe Evropa
perendimore. 
Kryeministri i ri i Shqiperise, Prof.Dr.Sali Berisha, ne fjalen e tij te 
zjarrte nuk la pa permendur edhe ata ata qe me aq zell e shkaterruan
Shqiperine, 
klanin e Zemunit dhe bandat e gangstereve te Fatos Nanos, siç i quajti, ai
ata. 


     Peshendeten me pase, Drejtori Egzekutive i KKSHA z Fran Shkreli duke 
pershendetur personalitetet e larta te shetit shqiptare,Ish i burgosuri
politik 
ne burgjet e egera te diktatures komuniste, z. Leke Mirakaj, kryetari i 
grupimit politik Shqiptaro Amerikanet per Demokraci z Muhamet Omari,
Biznesmeni i 
sukseseshm Zef Bala antari i bordit te Liges Qytetare pershendeti ne emer 
presidentit te LQSHA-s, ish kongresmenit amerikan Josef J.DioGuardi.
 
CD: 24ms