1 Aug 2006 21:31
Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza PASHA
Olsi <olsi <at> rocketmail.com>
2006-08-01 19:31:20 GMT
2006-08-01 19:31:20 GMT
Te dashur miq, assalamu aleikum Ditet e fundit Qendra Studimore Jehona nxorri ne botim librin: Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza PASHA [kopertina] http://www.jehonacenter.org/imazhe/hasanriza.gif Ky eshte libri i pare i botuar ne shqip nga autore turq qe shpjegojne ngjarjet qe cuan per ne luften e Shkodres dhe zhvillimin e saj. Me poshte keni hyrjen e librit dhe permbajtjen, Personat e interesuar per shitje te kontaktojne ne: +355692275226 Wassalam Olsi -------------------------------- Titulli origjinal Ýþkodra Savunmasý ve Hasan Rýza Paþa Hamdi Ertuna, 1986, Genelkurmay Askeri Tarih ve Stratejik Etüt Baþkanlýðý Yayýnlarý, Türk Asker Büyükleri ve Türk Zaferleri Botuar në gjuhën turke nga: Drejtoria e Studimeve Strategjike dhe Historisë Ushtarake pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke 1986 ----------------------------------------------- Parathënie MBROJTJA E SHKODRËS DHE HASAN RIZA PASHA Librat e shkruar nga autorë të ndryshëm mbi Luftën e Shkodrës, të shtynë të kërkosh dhe kuptosh të vërtetën e luftës që ndodhi në qytetin e Bushatllijve, gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Fatkeqësisht historiografia shqiptare, e shkruar nga historianët komunistë, shpesh nuk është treguar e sinqertë në rrëfimet e saj mbi të vërtetat e mëdha të kombit tonë dhe në shumë raste është mbushur me tone përçmuese dhe shpërfillëse ndaj kombit turk dhe Perandorisë Osmane. Mbrojtja gjashtëmujore që i është bërë Qytetit të Shkodrës gjatë Luftës së Parë Ballkanike, më ka shtyrë prej kohësh të kërkoj dhe zbuloj të vërtetën e këtij rrethimi. Duke ditur se lufta e Shkodrës mund të rrëfehet më mirë nga vetë mbrojtësit e saj, sëbashku me një mikun tim turk, Mehmet Vejsi Ishik, që punonte për Fondacionin e Anadollit për Zhvillim në Tiranë, i hymë punës për të kuptuar se çfarë është shkruar nga autorët turq mbi këtë luftë. Dhe në vitin 2004 ne arritëm të gjejmë librin e shkruar nga Hamdi Ertuna në vitin 1986, titulluar “Ishkodra Savunmasi ve Hasan Riza Pasha” që në shqip përkthehet “Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha”. Libri “Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha” është një riprodhim i kujtimeve që ushtarakët turq kanë lënë për betejat që ata bënë për të mbrojtur Rumelinë, nga agresioni i monarkive ortodokse gjatë rënies së Perandorisë Osmane. Autori Hamdi Ertuna është mbështetur në librin e gjeneralit Fevzi Çakmak të botuar në Stamboll më 1924 me titull “Ngjarje të ndriçuara të Rumelisë Perendimore dhe Fronti Perëndimor në Luftën Ballkanike” dhe librin e Abdurrahman Gyrmanit dhe Nafiz Koxhamanit, të botuar në Stamboll më 1933 me titull “Mbrojtja e Shkodrës në Luftën Ballkanike” ku betejat për Mbrojtjen e Shkodrën janë rrëfyer me ndershmëri nga veteranët turq. Libri “Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha” botuar nga Drejtoria e Studimeve Strategjike dhe Historisë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm Turk, është një libër me vlerë që shpjegon historikun e rrethimit të qytetit të Shkodrës gjatë luftës ballkanike dhe mbrojtjen që garnizoni shqiptaro – turk i bëri atij. Në këtë libër rrëfehet sesi një garnizon turk i udhëhequr nga një komandant turk, pa logjistikën e duhur, i shkëputur nga Shtatmadhoria e Ushtrisë Turke dhe në kundërshtim me direktivat e Shtetit të tyre, vendosi të mbronte një qytet, që tashmë nuk i përkiste më Perandorisë Osmane, por popullit shqiptar. Kjo rezistencë ka lënë mbresa të mëdha në mesin e shkodranëve, të cilët e kanë ruajtur në kujtesë brez pas brezi këtë ngjarje epike, të njohur nga të vjetrit si koha e “muhaseres”. Shkodranët e moshuar flasin deri në ditët tona, me admirim dhe respekt për Komandantin turk, i cili arriti të bëhet i pavdekshëm sa për popullin e tij aq edhe atë shqiptar, duke mbrojtur me jetën e tij kryeqendrën e vilajetit më të madh të shqiptarisë. Lidhur me këtë studiuesi Ferid Hafizi, në librin e përkthyer prej tij “Rrethimi i Shkodrës” (ditar i gruas së Konsullit austriak, Hortense von Zambaur) thekson se: “…është vetëm një nxitje, një shenjë për të na drejtuar vëmendjen te një njeri, vepra e të cilit i shërbeu aq shumë shpëtimit të qytetit tonë, Shkodrës mijëvjeçare dhe kombit tonë në ato çaste dramatike të Luftës Ballkanike 1912 – 13; te ai njeri të cilin e vrau plumbi i tradhtisë, por që veç ia rriti lavdinë, duke e vendosur në piedestalin e martirit, kurse në heshtjen mosmirënjohëse, është vetëm një zë, një thirrje për të na kujtuar borxhin që i kemi këtij burri të madh. Në kushtet e sotme e ndjejmë më thellë këtë borxh si një detyrim human dhe si peng nderi.” Dashuria që Hasan Riza Pasha dhe kombi turk tregoi për shqiptarët gjatë rrethimit të Shkodrës, nuk është i vetmi rast në historinë tonë të përbashkët kur turqit i kanë mbrojtur shqiptarët. Ata kanë bërë kështu edhe në Janinë, Vlorë dhe mbarë Ballkanin gjatë luftërave ballkanike. Lidhjet e sinqerta dhe dashamirëse ndërmjet popullit shqiptar dhe turk dolën në pah edhe gjatë ditëve të vështira për ne në 1997, kur klasa jonë politike i vuri zjarrin vendit që kërcënohej nga agresioni helen. Turqit qenë pranë nesh edhe gjatë fushtës së NATO-s në Kosovë më 1999, siç qenë në krahun tonë edhe në vitin 1389, kur me në krye sulltan Muratin dhe Bajazidin, thyen njëherë e përgjithmonë supremacinë serbe në Kosovë dhe ndanë me shqiptarët sundimin e Ballkanit për pesëqind vite me radhë. Libri “Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha” rrëfen për qytetarët shqiptarë legjendën me të cilën ne duhet të krenohemi. Ajo legjendë zhvillohet në kryeqendrën e shqiptarisë, në Shkodër. Aty një komandant turk, me një grusht turqish dhe shqiptarësh, vendosën të derdhin edhe pikën e fundit të gjakut për të mos lënë qytetin e shqiptarëve në duar të zgjedhës serbo ortodokse dhe imponojnë fuqive të mëdha që të pranojnë realitetin Shqipëri. Për kërkuesit e të vërtetës, ky libër ndihmon edhe në rivlerësimin historik të kryengritjeve të Malësisë së Madhe dhe Kosovës, gjatë kohës së Luftës Ballkanike; duke i zhveshur këto kryengritje nga romantizmi dhe paragjykimet që ka shoqëruar historianët komunistë gjatë përshkrimit të tyre dhe treguar disa të vërteta edhe më të mëdha. Këtu vlen të përmendim atë që Hortense von Zambaur, thotë në librin që përmendëm më sipër (fq. 28): “14 Nëndor 1912: Bombardime, si ditën e djeshme. Të krishterët po bëhen gjithnjë e më nervozë dhe tashti po fillojnë të pendohen për intrigat e tyre me Malin e Zi. Mirë t’u bëhet; këto janë frytet e politikës së tyre.” Rrëfimet e luftës së “muhaseres” shkruesve të kësaj parathënie i ndërlidhen edhe me kujtimet e tyre personale. Apo më saktë me Latif Sokolin (rahmet i gjetë shpirti), i cili ashtu si shumë qytetarë të tjerë shkodranë, edhe pse ishte vetëm 13 vjeç është inkuadruar në formacionet e Taraboshit. Tregimet e tij për trimërinë e asqerëve turq, të ushqyerit me mish mushke, etj, që rrëfente deri vonë kanë qënë të pabesueshme. Latifi Sokoli i cili gjatë kësaj luftë është plagosur në bark, ashtu si shumë heronj të tjerë të heshtur të vegjëlisë së kombit tonë, jetën e kaloi ne thjeshtësi dhe harresë nga regjimet. Ashtu si edhe herojtë e tjerë, ai qendroi i paepur dhe me një urrejtje të thellë për komunistët, të cilët i quante “kaurra”dhe “qafirë” (fjalët më të fëlliqura për botëkuptimin e tij). I brumosur me mentalitetin shkodran të patriotizmit dhe burrnisë, ai mori pjesë edhe në Luftën e Koplikut më 1920 kundër serbëve. Por si për ironi të fatit, jetën e mbylli i pamartuar, roje në një çerdhe, duke banuar me qira në një bodrum… duke vdekur ashtu si edhe Hasan Riza Pasha i legjendës shkodrane; i pafalenderuar dhe i pamirënjohur nga regjimet e prapa që shqiptarëve i’u imponuan gjatë shekullit të XX-të. Olsi Jazexhi & Sali Agaj Në Tiranë, më korrik 2006 -------------------------------------------------------- Përmbajtja Parathënie.................................................Hyrje...................................................... Pjesa e parë Vështrim i përgjithshëm i situatës dhe gjendjes politike para luftës së dytë ballkanike: 1. Vështrim i përgjithshëm mbi situatën para luftës ballkanike........... 2. Situata politike........................... Politika e jashtme.................... (1) Rëndësia politike e Shkodrës. Rusia, Italia, Austria dhe Mali i Zi dhe qëllimet e tyre kundrejt Shkodrës.... (2) Bashkimi i vendeve të Ballkanit përballë Shtetit Osman Mardhëniet ndërmjet Shtetit Osman, Shteteve të Europës dhe vendeve fqinje................. Politika e brendshme.... (1) Vështrim i përgjithshëm i politikës së brendshme (2)Malazezët....................... (3)Serbët ........................... (4)Shqiptarët ....................... Pjesa e dytë Lufta Ballkanike në zonën e Shkodrës, forcat turke, malazeze dhe serbe 1. Zona e Shkodrës.................. Gjeografia ushtarake e Shkodrës (1) Shtrirja gjeografike e tokave të Shkodrës, klima dhe rrugët (2) Rëndësia e qytetit strategjik të Shkodrës (3) Shpallja e mobilizimit të Shkodrës si vend strategjik ............... 2. Forcat osmane, malazeze dhe serbe. (1) Forcat osmane .... (2) Forcat malazeze....... (3) Forcat serbe............ Pjesa tretë Mbrojtja e Shkodrës në luftën ballkanike, beteja në rrethinat dhe në Kalanë e Shkodrës I.- Betejat në rrethinat e Shkodrës . 1. Ngjarjet para shpalljes së luftës dhe betejat në kufi. a). Përplasjet në ndarjen e Selçës. b). Ngjarjet që i përkasin përplasjes së Selçës. 2. Shpallja e luftës dhe fillimi i sulmeve malazeze.. 3. Gjendja e forcave osmane gjatë sulmit malazez 4. Betejat në veriperëndim të Pejës 5. Betejat në zonën e Tashlicës.. 6. Betejat në zonat e Akovës, Beranës, Gucisë dhe Pejës. 7. Betejat në zonën e Tuzit II.- Betejat për kalanë e Shkodrës (beteja për mbrojtjen e zonave strategjike të Shkodrës).. II-1. Mbrojtja e zonave dhe vendeve strategjike të Shkodrës..... II-2. Betejat dhe rrethimi nga armiku i vendeve strategjike të Shkodrës 1). Beteja e parë e Shkodrës .. (Sulmi i parë i Bardhanjorit).... 2). Beteja e Kakarriqit.. 3). Marshimi i serbëve drejt Adriatikut (beteja e Beltojës) 4). Beteja e Zadrimës 5). Vdekja Hasan Riza Pashait 6). Beteja e dytë e Shkodrës (sulmi i dytë i Bardhanjorit dhe rrethimi i përgjithshëm) 7). Rrethimi i natës që bënë serbët në Bërdicë (beteja e Beltojës) 8). Ngjarjet e shkurtit që ndodhën në Shkodër 9). Operacioni i Marsit 1913 (a) Përforcimet e reja të serbëve kundër Shkodrës dhe operacioni që bëri anija Hamidije në Detin Adriatik(b) Beteja e dytë e Taraboshit 10). Beteja e tretë e Shkodrës (Sulmi i Taraboshit)........ 11). Ngjarjet Prillit 1913. II-3. Dorëzimi i Shkodrës dhe mendimet rreth mbrojtjes së saj 1). Dorëzimi i Shkodrës 2). Mendimet rreth mbrojtjes së Shkodrës II-4. Shpërngulja e korpusit të ushtrisë në Stamboll II-5. Rezultatet dhe mësimet e nxjerra nga mbrojtja e Shkodrës Pjesa e katërt Hasan Riza Pasha 1. Biografia e Hasan Riza Pashës 2. Hasan Riza Pashai si Komandant __________________________________________________ Do You Yahoo!? Tired of spam? Yahoo! Mail has the best spam protection around http://mail.yahoo.com Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar... Per tu anetaresuar ne liste e-mailo: shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com Per ta lene listen e-mailo: shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com ================================================================== Yahoo! Groups Links <*> To visit your group on the web, go to: http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/ <*> To unsubscribe from this group, send an email to: shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com <*> Your use of Yahoo! Groups is subject to: http://docs.yahoo.com/info/terms/
RSS Feed