hamdi nuhiju | 26 Jul 19:22 2007
Picon

ANKTHE

 

 

e enjte, korrik 26, 2007

Ankthe


Hamdi NUHIJU

...Jam vetëm! Rruga që shpie për në cakun final është e mbuluar me sprova të njëpasnjëshme. Hera –herës frynë një erë e lehtë që më afron drejtë detit të padukshëm. Një kotje nga cicero e hudhur mbi strukjen pozitive. Trumbetuesit po hudhen në valle me melhemet e sakrifikuara të një shtrese të shoqërisë. Ndjehem si një i rilindur në fushën e blertë të devotshmërisë. Hëna dhe yjet më inspirojnë në botën e pandashme të dashurisë. Je larg! Gjurmët e parfumit tënd trokasin thellë në kujtimin t im. Peshojat e sinqeritetit të mbushura e të lyera me vaj ulliri studiojnë secilën fjalë të ngjyrosur me ngjyra ylberi. Një heshtje që më rrëmben shpirtin tim! Kaltërsia e liqenit artificial më thërret mbi vallen e peshkujve. Ndalem një castë dhe marrë frymë rëndë. Si mund t`i besojë kësaj pamje e cila vetëm shtatin e ka hudhur jashtë si një valltare orientale? Bjeri mendjes , më përshpëriti shpirtërisht zemra e cila më paralajmëroi për fitoren e re të muslimanëve në Turqi. I kotë është cdo mendim i paartikuluar mirë. Këmbëzbathur ecë rrugëve me gjemba-gjemba , rrugë që shpie në Ëndrrën Vetjake!
... Meditim i fildisht mbi stërpikjen e padukshme të ujëvarës së jetës. Shoh larg një muzg që më fton në dasmën e djalit të tij. I cuditshëm ky mendim!!! Si një udhëtar i paftuar , filloj që të lundrojë drejtë caqeve të thella të Sinqeritetit. Rrugëtim mileniumesh është ky që po sfidojë kohën në shkrirje shkronjash. Një pallat i ndërtuar prej lotësh m`a lidhi fort zgobzën e syrit për copëzat e Qiellit. Një qetësi e botanikës së qenieve krijon refleksin e parë të epruvetës së thyer. Ndjehem i vetëm edhe pse jam pjesë e Ummetit. Më kujtohet për një cast sureja IHLAS. Duke përsëritur këtë sure në vete shoh në Qiell dy shpend që më paraqiten si hije në këtë kohë shkretëtirash. Kuptova se ato ishin miqtë që së bashku me mua qetësoheshin me fjalët e All-llahut xh.sh. Në atë castë m`u mbjellë një shpresë më shumë për memorizimin e KUR`ANIT Famëmadh. Duke klithur rëndë e ula kokën dhe zbrita në thjeshtësinë e jetës. Kjo pluhurosje dendurishë që më flladitë pas castit në castë më kthen mbrapa me shekuj. Inkuzatorët e vjetër e dinin saktësisht se nga cfarë caloj , porse zemra e ngurtë i lidhi për ideologjinë e kryqtarëve të kuq.
... Asgjë nuk është e ndryshueshme përvec ndryshimit. Kështu konstatuan psikologët e cmendur të Rilindjes Europiane. Athua është e vërtetë se gjendemi në Parajsën e NOSTRADAMUSIT apo ndoshta imagjinojmë bukuroshen e SADIUT? Re likt i vjetër pedagogjikë që më kahëzon drejtë dalldisjes shoqërore. Shushuritja e malit më kalit për së gjalli në venitjen e re të sorrollatësit të vjetër. Kalimi i këtij hendeku bëhet i mundur vetëm me ndihmën e konceptit INSAN. Sekondat ecin dhe unë zbehem nga ky meditim i tërbuar që më lind ankthe shkronjash. Identiteti njeri si i tillë u dallua nga kafshët me ndërgjegjen e tij. Zëri i arsyes më hudhë thellë në lojën e GLADIATORIT.Pulëbardhat me zanatin e vjetër afishojnë cdo kalimtar rrugës. Ligjet e zemrës nuk e pranojnë një zanat të këtillë , porse egoja dhe shfrenimi veprojnë ndryshe nga mendja , zemra dhe sinqeriteti. Ato në këtë mënyrë absorbojnë atë fuqinë daltonike që oscilon cdo shtegëtim në frymëmarrjen e heshtur. Në librin e kujtimeve fillova që ta përshkruaj fjalë për fjalë këtë udhëtim të cmendur. U harxhua shumë ngjyrë gjatë realizimit të këtij fenomeni të cuditshëm , pikturimin e cdo ankthi. Nga ankthi në ankthë , një teori që sfidon cdo kërkues të dituri së. Esenca e mbrapshtë e filozofisë së jetës venitë cdo arterie që nxin stuhinë. Në pallmat e bukura të fundësisë , krijohet një hije , një erë që më stilizon vargun e gjatë të dashurisë. C`koincidencë! Dy kahje të frikshme sfidojnë adrenalinën e pucitur thellë nën shtresën e dukshme tokësore. Afërsia e yjeve më flet me gjuhën e mikut të devotshëm. Një deve e stërngarkuar në karavanët e mendafshit përkulet para Madhërisë së Zotit. Pyetje sfiduese e hudhur në masën e blertë të diskutimit magjik për lartësinë e simbolizmave të padukshëm. Vezullon një fytyrë mbas ndeshjes së rëndë të Modalitetit. Ankthet e lindura janë përsiatje e stresuar e Pafundësisë.
Nuk di dhembje në këtë rrugë të rëndë , por dëshirë , vullnet dhe shpresë për delegimin e fjalës së vërtetë mbi rruzullin tokësorë. Ankthet nga njeriu si top tenisi u hudhën mbi gjoksin e djajve...
Deri në epizodin e rradhës...PAQE!

Mavrovë , Korrik , 2007

Moody friends. Drama queens. Your life? Nope! - their life, your story.
Play Sims Stories at Yahoo! Games. __._,_.___


SPONSORED LINKS
Tek Dhe Albanian
Learn albanian Albanian dating

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___

Gmane