Home
Reading
Searching
Subscribe
Sponsors
Statistics
Posting
Contact
Spam
Lists
Links
About
Hosting
Filtering
Features Download
Marketing
Archives
FAQ
Blog
 
Gmane
From: hamdi nuhiju <hamdinuhiju <at> yahoo.com>
Subject: UNIONI EKONOMIK EUROPIAN
Newsgroups: gmane.politics.region.albania.shqiperia
Date: Wednesday 19th September 2007 20:48:31 UTC (over 9 years ago)
Unioni Ekonomik Evropian
   
  Konstruksioni juridik i UE-së bazohet në tre shtyllat ose fushat
kryesore ku edhe realizohet aktiviteti i saj:
   
    
   Tregu unik evropian dhe politika e përbashkët bujqësore  
   Politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë   
   Politika e përbashkët në çështjet e brendshme dhe të
jurispondencës.
   
   
  Tregu Unik Evropian dhe Politika e Përbashkët Bujqësore
   
   
  Sipas marrëveshjes për UEE e cila kishte detyrë primare krijimin e
një pazari të përbashkët, ky proces i krijimit të këtij tregu do të
realizohej në etapa në kohëzgjatje prej 12 viteve d.t.th tre faza nga
katër vite. Për secilën etapë janë të parapara mjetet dhe hapat të
cilët duhet ndërmarë që të kalohet në fazën e dytë. Në fund të
fazës së parë d.m.th. në fund të katër viteve, këtë fakt e
verifikonte Komisioni dhe Këshilli .
  Me Aktin Unik Evropjan të vitit 1986 u vendos që afati i fundit për
krijimin e tregut të përbashkët të jetë 31.12.1992 dhe u bë definimi
i asaj çka quhet treg i përbashkët.
   
   
  Qëllimet dhe detyrat e Unionit Ekonomik Evropian
   
   
  Detyrat e Unionit Ekonomik Evropian janë disa: nëpërmjet krijimit të
një pazari të përbashkët dhe nëpërmjet harmonizimit të politikës
ekonomike të shteteve anëtare të sigurojë një zhvillim të ekonomisë
në suaza të krejt Unionit Evropian, zhvillim permanent dhe të barabartë
të ekonomive, rritjen e stabilitetit të Unionit Evropian, rritjen e
standardit jetësor si dhe zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve
.
  Në nenin 3 të kësaj marrëveshjeje janë përcaktuar instrumentet
nëpërmjet të cilave realizohen këto qëllime:
    
   Heqja e doganave në mes shteteve anëtare, d.m.th. heqja kuantitative
dhe ndalesave të tjera gjatë importit dhe eksportit të mallrave;  
   Krijimin e një politike të përbashkët në fushën e komunikacionit
dhe bujqësisë;  
   Vendosjen e një regjimi i cili do të sigurojë konkurencë të lirë
në pazarin e përbashkët;  
   Përshtatjen dhe barazimin e juridiksioneve të brendhshme të shteteve
në masë që është e novojshme për funksionimin e pazarit të
përbashkët;  
   Krijimi i një Fondi Social Evropian për përmirësimin e çështjes
së punësimit dhe standardin jetësorë;   
   Krijimi i një Banke të Investimeve me mjetet e së cilës do të
ndikohet në rritjen e fuqisë ekonomike të shteteve, d.m.th. shtetet
marrin për detyrë të sigurojnë dhe zbatojnë detyra që dalin nga
kontratat .
   
                                                                         
  Çka është pazari i brendshëm në UE?
   
   
  Pazari i brendshëm në UE paraqet një hapsirë ose teritorr pa kufi,
në të cilin sigurohen: e drejta e lëvizjes së lirë të individëve,
mallrave, kapitalit dhe shërbimeve – “ të njohura me emrin 4 Liritë
në UE “, pa respektimin e të cilave nuk ka pazar të brendshëm. 
   
   
  Lëvizja e Lirë e Mallrave
   
   
  Me marrëveshjen e Unionit Ekonomik Evropian bazë e unionit paraqet
Unioni doganor me të cilin përfshihet tregtia e përgjithshme e mallrave,
ndalesa e të dhënave doganore për import dhe export në marrëdhëniet
në mes shteteve anëtare të UE-së, si dhe vendosjen e një tarife të
përbashkët për shtetet e treta. 
  Sipas marrëveshjes, detyrë e Unionit është që nëpërmjet të
krijimit të pazarit të përbashkët dhe harmonizimit ose afrimit të
politikave ekonomike të shteteve anëtare të bëjë rritjen dhe të
forcojë stabilitetin e standardit jetësor të shteteve.
  Realizimi i politikës doganorë të përbashkët bëheshte në etapa
d.m.th. dogana dhe të dhënat tjera doganore janë ndalë ose në afate
të cilat janë të caktuara nga Komisioni. Si bazë janë marrë të
dhënat doganore të 1 janarit 1957.
  Me marrëveshjen janë paraparë edhe kufizimet e lëvizjes së lirë të
mallrave: d.m.th. është e ndaluar ose kufizuar importi-exporti,
transporti i mallrave për të cilat me të drejtë dyshohet se bëjnë
degjenerimin e moralit, rendit publik dhe sigurimin e shtetit, rruajtjen e
jetës dhe shëndetit të njerëzve, të kafshëve, pasurive shtetërore,
vlerave historike, arkeologjike si dhe pronën industriale dhe tregtare.
   
   
  Lëvizja e Lirë e Individëve
   
   
  Nocioni “lëvizja e lirë e individëve” para së gjithash ka kuptimin
e së drejtës së lëvizjes së punëtorëve d.m.th. eliminimin e
çfarëdo diskriminimi të punëtorëve të shteteve anëtare (rrogave,
kushteve sociale).
  Gjithashtu me këtë nocion nënkuptohet edhe liria e banorëve të
shteteve anëtare të zgjedhin shtetin anëtar në të cilin do të
jetojnë dhe punojnë, d.m.th. të kenë të drejta të njëjta si edhe
vendasit, të hapin firma, të shkollohen. Ndalohet çfarëdo lloji
diskriminimi i punëtorëve në bazë të punësimit, shpërblimit dhe të
drejtave tjera të punës.
  Përjashtim nga kjo e drejtë ka vetëm në raste të: në punësim në
sektorët publike, për shkak të sigurisë shtetërore dhe shëndetit të
popullatës së shtetit përkatës. Duhet cekur se nuk ka migrim të madh
të punëtorëve në mes shteteve anëtare. Në vitin 1992 kjo lëvizje ka
qenë 2% të forcës punuese të shteteve anëtare. Migrim ose lëvizje ka
më së shumti në pjesën intelektuale:
  -          studentët kanë edhe më shumë të drejta
  -          në 1995 me rastin Jan Mark Bosman, gjyqi e ndërpreu limitin
i cili ekzistonte për futbollistët që luanin në shtetet e UE-së.
   
   
   
   
   
  Lëvizja e Lirë e Shërbimeve
   
   
  Kjo liri është në lidhje të ngushtë me lëvizjen e lirë të
individëve. Me këto të dyja liri barazohen kushtet e jetesës dhe punës
të shtetasve me shtetasit tjerë të shteteve anëtare.
  Megjithatë ka edhe dallim mes këtyre dy lirive. Liria ose lëvizja e
lirë e shërbimeve paraqet liri të dhënies së herë pas herëshme të
disa shërbimeve nga shtetas të shteteve anëtare në teritor të shtetit
tjetër.
  Sipas marrëveshjes si shërbime quhen ato të cilat kryhen me vlerë (me
para) nëse nuk u referohen liritë tjera për individë, kapital dhe
mallra.
  Si shërbime konsiderohen: 
  -          punët me karakter industrial;
  -          punët me karakter tregtarë;
  -          punët me karakter zejtar (zanatet e ndryshme) dhe
  -          punët e individëve që kanë profesionet e lira.
  P.sh. shërbimet që bëhen në sferën e transportit kërkojnë që të
përmbushen edhe rregullat e komunikacionit, shërbimeve bankare, sigurimit
etj. të shtetit ku kryhen shërbimet.
   
   
  Lëvizja e Lirë e Kapitalit
   
   
  Me këtë nënkuptojmë: investimet direkte, aprovimin e kredive,
garancat, të drejtën e pronës mbi sendet e pa luajtëshme, investime të
letrave me vlerë etj. d.t.th. nuk bëhet fjalë vetëm për kaptialin me
para por edhe me pronë.
   
   
   
   
   
   
   
   
   
  Politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë
   
  Para nënshkrimit të marrëveshjes së Mastrihtit të vitit 1992,
bashkëpunimi politik në mës shteteve anëtare bazohej në marrëveshjet
për ‘’Bashkëpunim Politik Evropjan’’ të nëshkruara në 1970 dhe më
vonë të plotsuara dhe forcuara me Aktin Unik Evropjan të vitit 1986/87.
Me këto marrëveshje ishte e paraparë mbajtja e mbledhjeve të rregullta
të ministarve për punë të jashtme.
  BPE kishte për qëllim të mundësojë komunikimin më të mirë dhe
afrimin e pozitave të shteteve anëtare në të gjitha çështjet e
politikës së jashtme dhe si të jetë e mundshme edhe veprimin e
përbashkët.
   
  Kur bëhej fjalë për çshtjet e sigurisë, bashkëpunimi kufizohej
vetëm në aspektet finaciare dhe politike.
   
  Krizat e mëvonshme (Lufta në Irak, Ish Jugosllavi etje) treguan se
instrumentet e këtilla nuk janë adekuate për at shkak se ato nuk i
siguruan UE-së  një rol të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare.
   
  Prandaj shtet vendosën që me marrëveshjen e Mastrihtit të vitit 1992
ose marrëveshjen mbi Unionin Evropian përveç fuqisë ekonomike ti japin
Unionit Evropjan edhe identitet politik dhe atë mbrojtjes.
   
  Për këtë arsye ky traktat inauguroi edhe dy shtyllat e reja:
   
  -          atë të politikës së përbashkët të jashtme dhe të
sigurisë dhe 
  -          atë të bashkëpunimit në sferat e jurispudencës dhe
punëve të brendshme.
   
  Qëllimet  për krijimin e politikës së përbashkët të jashtme dhe
të sigurisë janë:
   
  1.Rruajtja e vlerave të përbashkëta, intersave themelore dhe
pavarësinë e Unionit ;
  2.Forcimin e sigurisë të Unionit dhe shteteve anëtare;
  3.Forcimin e paqës dhe sigurinë ndërkombëtare ;
  4.Promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar ;
  5.Zhvillimin dhe forcimin e demokracisë dhe sundimit të së drejtës,
respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore etje.
   
  Këto qëllime mund të realizohen në dy mënyra:
   
  -          nëpërmjet bashkëpunimit të shteteve anëtare në
udhëheqjen e politikave të tyre dhe 
  -          verifikimin e qëndrimeve të tyre ose nëpërmjet realizimit
të masave të përbashkëta në fushat ku shtetet anëtare kanë interesa
të përbashkëta.
   
  Bashkëpunimi mes shteteve anëtare nënkupton edhe informimin e
ndërsjelltë dhe këshillim për pyetje të cilat janë në interes të
përgjithshëm për politikën e jashtme dhe të sigurisë.
   
  Vendimet e përbashkëta aprovohen kur Këshilli vlerëson se është e
nevojshme, me çka ndërlidhen politikat nacionale dhe verifikohet pozita e
shteteve anëtare në marrëdhëniet ndërkombëtare.
   
  Këshilli e ruan të drejtën e autoritetit më të lartë për vendosjen
e direktivave të përgjithshme mbi politikën e jashtme. Këshilli mund
t’i aprovojë procedurat për implementimin e vendimeve të përbashkëta
me shumicë të kualifikuar. Qëllimi është të lidhen aktivitetet e
shteteve anëtare. 
   
  UE e jep mendimin e vet për ndonjë ndodhi ndërkombëtare nëpërmjet
deklaratave të përbashkëta, posaçërisht kur ato kanë të bëjnë më
shkeljen e të drejtave të njeriut.
   
  Politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë paraqet gurrëthemel
të UE-së e cila i përfshin gjitha fushat e politikës së jashtme dhe
sigurisë. Dispozitat në bazë të së cilave udhëhiqet politika e
përbashkët e mbrojtjes dhe sigurisë në asnjë mënyrë nuk ndikon në
karakteristikat specifike të mbrojtjes dhe sigurisë të ndonjë shteti
anëtar. Shtetet neutrale edhe më tutje do të kenë status special si
psh. Franca me Britaninë e Madhe edhe më tutje do të mund të
zhvillojnë politikën e mbrojtjes mes tyre si fuqi nukleare.
  Me marrëveshjen e Amsterdamit 1997, UE fiton instrumente të reja
operative- institucionale. Prej atëherë Këshilli e fiton rolin e
promovuesit dhe motivdhënësit i cili i pranon aktivitetet dhe qëndrimet
e përbashkëta. Votimi me shumcë të kualifikuar zbatohet te të gjithë
qëndrimet dhe aktivitetet e pranuara nga Këshilli rreth zbatimit të
vendimeve të përbashkëta, me vendosjen e apstinencës konstruktive me
çka një shtet mund të përmbahet nga pjesëmarrja nëse kjo nuk i pengon
të tjerët.
   
  Sekretari gjeneral i Këshillit e zbaton ose e kryen detyrën e re të
të dërguarit të lartë për politikë të përbashkët të jashtme dhe
të sigurisë dhe i ndihmon Këshillit në hartimin, përpilimin dhe
zbatimin e vendimeve politike.
  Risi në këtë marrëveshje është “raporti për planifikim dhe
vërejtje të hershme” në kuadër të Këshillit. Detyra e saj është
t’i monitoroj dhe analizojë proceset e PPSM, të jep mendime dhe
paralajmëroj për raste të cilat mund të ndikojnë në politiken e
përbashkët të jashtme dhe të sigurisë.
   
   
   
  Politika e Përbashkët në Çështjet e Brendshme dhe Jurispundencës
   
   
   
  Qëllimimi i bashkëpunimit mes organeve policore dhe atyre gjyqësore
të shteteve anëtare të unionit Evropjan është sigurimi i lirisë dhe
drejtësisë për qytetarët nëpërmjet të luftës së përbashkët
kundër kriminalitetit (veanërisht kundër terorizmit, trafikimit me
njerëz, drogës, armëve, korrupcionit etje) si dhe kundër racizmit dhe
ksenofobisë.
   
  Mes tjerash, janë ndërmarrë dy hapa të rëndësishme ne drejtim
pozitiv në lidhje me zgjidhjen e këtyre problemeve: sjellja e direktivës
kundër larjes së parave dhe krijimi i Policisë Evropjane – EUROPOL, e
cila funksionon që nga viti 1998.
   
  Në suaza të bashkëpunimit në sferën e jurispundecës bëjnë pjesë:
lehtësimi dhe përshpejtimi i bashkëpunimit në proceset gjyqësore,
lehtësimin e e procedurës së ekstradimit, vendosjen e rregullave
minimale për dënimin e veprave penale si dhe vendosjen e dënimeve për
aktet e terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafikimin e drogës dhe
supstancave tjera të ndaluara.
   
  Basjkëpunimi në këtë sferë realizohet jashta procedurave për
sjelljen e vendimeve në UE. Si edhe tek Shtylla e dytë, edhe këtu
bashkëpunimi realizohet në bazë të bashkëpunimit të ndërsjelltë në
mes shteteve aëtare.
   
   

       
---------------------------------
Need a vacation? Get great deals to amazing places on Yahoo! Travel.
 
CD: 5ms