Home
Reading
Searching
Subscribe
Sponsors
Statistics
Posting
Contact
Spam
Lists
Links
About
Hosting
Filtering
Features Download
Marketing
Archives
FAQ
Blog
 
Gmane
From: hamdi nuhiju <hamdinuhiju <at> yahoo.com>
Subject: S H E H I D Hasan El-Bena 1906 - 1949
Newsgroups: gmane.politics.region.albania.shqiperia
Date: Tuesday 2nd October 2007 13:36:37 UTC (over 9 years ago)
http://drejtesia.blogspot.com/2007/10/s-h-e-h-i-d-hasan-el-bena-1906-1949.html
 S H E H I D Hasan El-Bena 1906 - 1949   
    
  Imam Hasan El-Bena ishte një predikues dhe një reformator i vërtetë.
Qëllimi i tij ishte të organizonte një grup muslimanësh të cilët
jetonin dhe vdisnin për Islam.

  

  Familja e Hasan El-Benas 

  

  Babai i Hasan el-Benas, Sheih Ahmed el-Bena ishte dijetar i madh dhe
njeri i devotshëm, i ndershëm dhe gjithmonë i frikësohej Allahut xh.sh.
Gjithashtu edhe nëna e tij ishte e respektueshme dhe e devotshme. Shejh
Ahmedi kishte shtatë fëmijë me gruan e parë, pesë djem dhe dy vajza.
Kurse me gruan e dytë kishte vetëm një vajzë. 

  

  Lindja dhe edukimi i Hasan El-Benas 

  

  Imam Hasan El-Bena ishte djali më i madh i familjes. Ai u lind në
Mahmudija në Nëntor të vitit 1906. Lindja e tij ishte një mrekulli nga
Allahu xh.sh. që të plotësojë zbraztirën e shkaktuar me vdekjen e
udhëheqësit dinamik dhe të dashur të muslimanëve në Egjypt, Mustafa
Kamil. Mjedisi i fshatit Mahmudija ishte përgjithësishtë i thjeshtë ku
fshatarët jetonin një jetë tradicionale. Familja e Imam Hasan El-Benas
ishte një familje e edukuar dhe e pajisur me dituri dhe histori Islame.
Ata rreptësisht ndiqnin rrugën e drejtë – atë të Islamit. Imam Hasan
El-Bena filloren e mori nga babai i tij i cili e ndimoi që të mësonte me
zemër Kuranin e Madhëruar dhe e bindi atë që të orjentohet në
drejtimin e mësimeve Islame. Ai më pas u pranua në një shkollë të
quajtur "Madrasa Ar Rasha al deenyah" në kë
 të shkollë ai mësoi tek dijetari Muhamed Zaran. Kur drejtimi i kësaj
shkolle u ndërrua Hasan El Bena u transferua në një shkollë tjetër.
Mbas përfundimit të shkollës së mesme ai vazhdoi
 studimet në Universitetin e Kajros. Në atë kohë kur ai donte që të
regjistrohej në atë universitet ai ishte në moshën 16 vjeqare dhe duke
pasur parasysh ligjet e universitetit ai nuk e plotësonte moshën për
rregjistrim, por për shkak të talentit të tij të lartë ai u pranua.
Në atë kohë "Darul Ulum" (emri i universitetit në të cilin ai mësoi)
ishte i njohur si një Azhar i vogël. Në atë universitet mësimet
bëheshin me metoda moderne ku mësohej psikologjia, politika,filozofia,
sociologjia, matematika dhe linguistika. Kur ai u pranua në fakultet
sëbashku me të, në Kajro u shpërngul e gjithë familja e tij. Gjatë
studimeve ai kohën e ndau në dy pjesë; pjesën e parë të kohës ai ia
dedikoi studimeve dhe pjesën tjetër predikimit të Islamit dhe ndihmoi
babain e tij në rregullimin e arave. Në vitin 
 1927 kur ai ishte në moshën 20 vjecare ai u punësua si mësues në
shkollë në qytetin Ismailia ku aty qëndroi deri në vitin 1933. 

  

  Profesioni arsimtar dhe fillimi i misionit të tij 

  

  Imam Hasan el-Bena me detyrën e tij të re – arsimtar u vendos në
Ismailija në shtator të vitit 1927. Gjatë kohës së lirë ai e studioi
hollësisht jetën shoqërore të qytetarëve të Ismailijas me qëllim që
misioni i tij të ketë efekt. Ai u përpjek që të bëhet një mësues
dhe një predikues i mirë. Punën e tij e filloi nga restorantet dhe
kafenetë në vend të xhamive si dhe në shumë tubime të tjera. Në mars
të vitit 1928, gjashtë persona shumë të rëndësishëm u mblodhën në
shtëpinë e Hasan El-Benas , biseduan për një kohë të gjatë dhe në
fund u betuan se "do të jetojnë dhe do të vdesin për Islam". Organizimi
u titullua 'El-Ikhvanul Muslimun" apo "Vëllezërit Muslimanë". Degët e
saja me shpejtësi të madhe u hapën nëpër qendra të ndryshme sikur në
Suez dhe Aleksandri. Në Tetor të vitit 1933 Hasan El
 -Bena u transferua në Kajro për të ndërprer punën në profesionin e
tij si mësues dhe për t'ju dedikuar plotësishtë profesionit të ri –
udhëheqës i "Vëllezërve Muslimanë" 

  

  Martesa dhe fëmijët e tij 

  

  Njerëzit e Ismailijas e donin Hasan El-Benën shumë. Ata përfituan
frymëzim shpirtërorë nga ai. Një njeri fisnik me emrin El-Haxh Husein
Es Sali u ndikua shmë nga personaliteti dhe misioni i Imam Hasanit. Ai
bëri lidhje të ngushtë me të, lidhje të cilat u shtuan dita me ditë
derisa El-Haxh Huseini e martoi vajzën e tij me të. Kjo martesë
përputhej me ajetin e Kur'anit të madhëruar: "Një besimtarë merr një
besimtare." Imam Hasan El-Bena kishte gjashtë fëmijë me këtë grua,
pesë vajza dhe një djalë. Djali i tij Ahmed Seiful Islam ishte sikur
babai i ti Hasani – trim dhe i shkathët. Ai diplomoi për mjekësi dhe
për shkak të aktiviteteve të tija të shumta u burgos nga policia e
tiranit Xhemal Abdul Naserit. Ahmed Seiful Islami posedonte të gjitha
cilësitë e babait të tij dhe kështu plotësonte t
 hënjën arabe "Pasardhësi i luanit është luan" 

  

  Veprimtaria letrare e Hasan El-Benas 

  

  Imam Hasan El-Bena ishte një predikues dhe një reformator i vërtetë.
Qëllimi i tij ishte të organizonte një grup muslimanësh të cilët
jetonin dhe vdisnin për Islam. Ai donte të forconte "jetën në rrugën
Islame" në Egjipt, për këtë ai i kushtoi më shumë kohë aspekteve
praktike të misionit të tij dhe i ushtroi anëtarët e "Vëllezërve
Muslimanë" moralisht dhe shpirtërisht. Njëherë u pyet "Pse nuk shkruani
libra" ai u përgjigj "Unë shkruaj njeriun". Megjithatë ai shkruajti
shumë libra të cilat janë: Musahirat el-Dava vel-Daijiah (Ditari i
Predikimit dhe Predikuesit) Një kryevepër e punës së tij. Ky ditar
është i ndarë në dy pjesë ku pjesa e parë përmban jetën e tij
personale dhe pjesa e dytë përmban aktivitetet e muslimanëve të
"Ikhvanu El-Muslimun". Risajil El-Imam El-Shahed Ky libër është n
 jë përmbledhje e disa artikujve të cilat ai i mblodhi në kohë të
ndryshme të jetës së tij. Detalet e këtyre artikujve janë:
Risale-tul-Taleem Kjo broshurë përmban udhëzime të cilat ai ua
 dedikoi atyre që ishin anëtarë të përhershëm të "Ikhvan
El-Muslimun". Ai sqaron dhjetë parimet themelore të Betimit të
Besnikërisë, që janë: 1 - Urtësia 2 - Sinqeriteti 3 - Veprat 4 -
Xhihadi 5 - Sakrifica 6 - Bindja 7 - Qëndrueshmëria 8 - Koncentrimi 9 -
Vëllazëria 10 - Besimi reciprok Në fund Imam Hasan El-Bena sqaron
përgjegjësitë e anëtarëve në të gjitha sferat e jetës mbasi të
kenë dhënë Betimin e Besnikërisë. Ai gjithashtu sqaron rregullat e
sjelljes të cilat ata duhet tu përmbahën. Risaletul Xhihad Ky pamflet
lëshon dritë në obligimet, rëndësitë dhe dobitë e Xhihadit. Ky
pamflet u shkruajt atëherë kur "Vëllezërit Muslimanë" kishin
ndërmarrë aksione kundër çifutëve në Palestinë. Davatuna Fi
Tour-i-Xhedid – do të thotë 'Misioni ynë në një skenë tjetër". U
shkruajt atëherë kur lëvizja
  "Ikhvan" mori një inerci shumë të madhe tek besimtarët dhe kur
kundërshtarët filluan të shprehin dyshimet e tyre ndaj kësaj
lëvizjeje. Kështu Imami sqaroi çdo aspekt të kësaj organizate.
 Në kërkesën e përë ai sqaroi se misioni i tyre nuk ishte i limituar
në një grup por ishte botërore – për të gjithë njerëzit. Së dyti
ai spjegoi se lëvizja bazohej në Iman (besim) dhe arsye. "Ne duam të
formojmë shtetin Islam në Egjipt, i cili do t'i miratojë parimet e
Islamit, t'i bashkojë arabët dhe të punojë për mirëqënjën e tyre,
t'i çlirojë tërë muslimanët e botës nga tirania dhe shtypja, të
përhapë Islamin dhe t'i zbatoje ligjet e Allahut." El Risail Eth-Thelathe
Është një përmbledhje e tre pamfletëve. Artikulli i parë titullohet
"Cili është misioni ynë" i dyti " Si ndahën njerëzit" dhe i treti
"Mesazhi i dritës". Në fakt artikulli i tretë është një letër të
cilën Imam Hasan El Bena e shkruajti për mbretin e egjiptit, Shah Faruk,
kryeministrin Nihas Pashës dhe të gjithë udhëheqësve t
 ë tjerë të Shtetit Islamik në vitin 1936. Në këtë letër ai në
fillim sqaroi parimet e Islamit, kulturën dhe civilizimin hollësishtë.
Ai e ndiente vetën keq që muslimanët duhet të
 adaptoheshin me rregullat e jetës simbas sistemit përëndimor. Për
këtë ai bëri një krahasim në mes rrugës Islame të jetës dhe asaj
përëndimore. Në mbyllje ai përmënd se Islami është zgjedhja e e të
gjitha problemeve dhe garanton zhvillimin dhe lulëzimin e shtetit
musliman. Krahasim mes të kaluarës dhe të tashmës Është pamfleti i
parë i Hasan El Benas. Është shkruajtur pak para fillimit të luftës
së parë botërore. Në këtë pamflet ai ka sqaruar parimet e Islamit dhe
aspektet reformatike të Ummetit. Në fillim ai sqaron bashkësinë e parë
Islame e cila u themelua nën dritën e Kur'anit të shënjtë dhe nën
drejtimin e Profetit, Muhammedit a.s.. Argumentimi i tij i dytë i përket
shkakut të dobësimit dhe shkatërrimit të muslimanëve. Në fund ai
përmënd se "Vëllezërit Musliman" e udhëzojnë njeriun dr
 ejt shpëtimit të përhershëm. Risaletul Moatama-ul Hamis Ky është
një fjalim që Imam Hasan El Bena e mbajti me rastin e Pesëvjetorit të
Konferencës së Vëllezërve Muslimanë. Në këtë fjalim
 ai vlerëson arritjete që i bëri lëvizja gjatë dekadës së kaluar. El
Ihvanul Muslimun nën flamurin e Kur'anit Gjithashtu edhe ky është një
fjalim i cili u mbajt nga Hasan El Bena me 4 prill para asamblesë së
madhe të mbajtur në Kajro në selinë e Ihvanëve. Në këtë fjalim u
trajtuan qëllimet dhe synimet e Ihvanul Muslimun dhe detyrat e të
rinjëve. Ishte një thirrje kryengritëse kundër forcave fashiste që
kishin shkatërruar shoqërinë Egjiptiane. Vështrimi i problemeve
nacionale në dritën e sistemit Islam Ky pamflet është i shkruar nga
Imam Hasan El Bena menjëherë mbas krijimit të Pakistanit. Në këtë
pamflet trajtohën problemet politike të egjiptit dhe shteteve tjera
muslimane. Gjithashtu trajtohën problemet e pakistanit të porsalindur i
cili gjindej përballë agresionit të armatosur të idhujta
 rëve të Indisë të ndihmuar nga blloku komunist. Ai ndau problemet
kombëtare në dy grupe dhe prezentoi sugjerime për zgjidhjen e tyre. Në
pjesën e parë ai trajton të gjitha dëmet e sistemit
 mbizotërues të qeverisë dhe paraqet parimet Islame për rregullimin e
këtyre dëmeve, dhe në pjesën e dytë trajton sistemin ekonomik duke
sqaruar Sistemin ekonomik Islam si mjet për kurimin e sëmundjeve
(problemeve) ekonomike si pasojë e ekonomisë përëndimore. 

  

  Leksionet dhe këshillat e Imam Hasan El-Benas 

  

  Fjalimet e shkurtëra dhe udhëzimet fetare të Imam Hasan El Benas u
përmblollën në një libër, e që është një thesar i diturisë. Ai u
jepte këshilla dhe udhëzime shokëve të tij dhe anëtarëve të
"Vëllezërve Muslimanë" nga koha në kohë, udhëzime dhe këshilla të
cilat më pasë u bashkuan në trajtën e një libri.

  

  Martirizimi i Shehid Imam Hasan El Benas 

  

  Imam Hasan El Bena kaloi një jetë të vështirë nga që nga lindja
deri në momentet e fundit të jetës së tij. Ai pothuajse nuk kishte
kohë të pushonte, e gjithë jetën e tij ia dedikoi Islamit dhe
mirëqënjës së muslimanëve. Jo vetëm që ishte aktivist por edhe njeri
i devotshëm, falte shumë namaz dhe lexonte Kur'an dhe hadithe të
Pejgamberit a.s. rregullishtë. Jetën e tij në këtë botë e përfundoi
si dëshmorë në rrugë të Zotit më 12 Shkurt 1949 në rrugën kryesore
në qëndër të Kajros, duke marrë kështu titullin më të shenjtë në
Islam e që është SHEHID. Atë e vranë armiqët e Islamit të cilët
mënduan se me vrasjën e tij do vrasën Islamin, do shuajn [do lëvizje
dhe përpjekje që Islami një ditë të kthehet në jetën praktike te
njerëzve dhe udhëheqësve. Ata menjëherë pas vrasjes së tij i
konfiskuan t
 ë gjitha zyret dhe qëndrat e "Vëllezërve Muslimanë", me qindra
aktivistë të kësaj lëvizje i burgosën, torturuan dhe shumë prej tyre
u pushkatuan. Por, edhe pse e vranë Hasan El Benan ata
 nuk arritën ta shuajn lëvizjën, përkuandër me vrasjen e tij ata i
dhanë më shumë vrull lëvizjes duke e bërë atë një ndër lëvizjet
Islame më të shtrira në mbarë botën. 


       
---------------------------------
Tonight's top picks. What will you watch tonight? Preview the hottest shows
on Yahoo! TV.
 
CD: 4ms