2 Jun 2008 20:47
[AlbClub] RE: Të huajt, centralet bërthamore dhe dhalli
Cun Tirone <cun-tirone <at> hotmail.com>
2008-06-02 18:47:57 GMT
2008-06-02 18:47:57 GMT
*** AlbClub Discussion List ***
Kjo eshte shashka e rradhes e Berishes dhe e Berluskonit bashke.
Se sa i papergjegjshem eshte kryeministri yne, nuk besoj se ka
nevoje t'i mbushim mendjen njeri-tjetrit. Mjafton te mendosh se
nje aksident me nje central te tille do ta zhdukte fare Shqiperine, dhe
do demtonte rende dhe fqinjet. Si rrjedhoje, nje loder e tille me kaq
zarar nuk do t'i lejohet Shqiperise se sotme.
Eshte e qarte se tymi i kesaj shashke ka objektiv zgjedhjet e ardheshme.
Te shofim cfare shashkash te tjera do na ofrohen gjate ketij viti.
--
Çun Tirone
________________________________
To: alb-club <at> alb-net.com
Date: Mon, 2 Jun 2008 09:06:45 -0400
From: dritan68 <at> aol.com
Subject: Re: [AlbClub] Të huajt, centralet bërthamore dhe dhalli
Centralet berthamore te pakten ne SHBA qe ka tradite ne kete fushe duan 7 vjet te ndertohen .Shqyrtimi i
dokumentacionit teknik do 3 vjet.Gjithashtu ato nuk jane dhe aq te pavarura nga thatesira sepse duan sasi
te medha uji per ftohur reaktoret.Zakonisht ato ndertohen prane lumenjve te medhenj.Thatesira e vitit
qe shkoi krijoi probleme per funksionimin e tyre.
-----Original Message-----
From: Bashkim Kopliku--->Gmail Home
To: Undisclosed-Recipient:;
Sent: Mon, 2 Jun 2008 12:48 am
Subject: [AlbClub] Të huajt, centralet bërthamore dhe dhalli
*** AlbClub Discussion List ***
Të huajt, centralet bërthamore dhe dhalli
[Gazeta Shqiptare, 2.5.2008]
Nuk qe vetëm vapa, që na kujtoi edhe një herë atë punën e dhallit. Na e kujtoi edhe kryeministri me
"centralet bërthamore", që kësaj here ia paska kujtuar "miku i tij Berluskoni" (kryeministri i
Italisë), dhe bile edhe njëri nga OKB-ja (Organizata e Kombeve të Bashkuara). Normalisht,
përfaqësitë e huaja në Shqipëri, duhet të informojnë qendrat e tyre, edhe për qyfyret tona:
janë pjesë e realitetit tonë, i cili duhet njohur edhe nga të huajt, kur duan të na ndihmojnë, apo dhe
të investojnë tek ne.
E thënë preras e që në fillim: një shtet që nuk është në gjendje të disiplinojë gjërat fare të
thjeshta, siç është që dhalli të ketë të shkruar datën e skadencës, do të ishte kriminel t'i
futesh aventurës së lejimit të ndërtimit të centraleve bërthamore në vendin që qeveris. Të
huajt bëhen bashkëfajtorë në futjen e centraleve bërthamore në Shqipëri, edhe për faktin se ata
e dinë se shoqëria jonë akoma nuk ka arritur të ketë forma të vetëmbrojtjes ndaj politikanëve
diktatorë të papërgjegjshëm, prandaj nuk u duhet t'ua lënë atyre "ta vendosin", as me "mënyrë
demokratike": me shumica në Kuvend. Të huajt e dinë mirë se nuk është se vetëm një kryeministër
është tek ne i papërgjegjshëm: jemi shumë nga ne të papërgjegjshëm. Prandaj edhe vota e
shumicës, tek ne, është e papërgjegjshme.
Të huajve nuk duhet t'u marrë mendjen fitimi afatshkurtër që sjell një bërthamor në Shqipëri, por
ta mendojnë më gjatë këtë punë.
* * *
Kemi disa vjet (që në vitin 2005) që i kujtojmë, në disa shkrime, qeverisë sonë, se dhalli vazhdon
të tregtohet pa datën e skadencës (apo të prodhimit). Kjo puna e dhallit, vërtetë që mund të duket
gjë shumë e vogël, para shumë moskokëçarjeve vdekjeprurëse të kësaj qeverie, si puna e
Gërdecit etj. Por edhe dhalli, në kontekstin e këtij shkrimi, ka rëndësi shumë të madhe, sepse
është një dëshmi e dukshme lehtë, e paaftësisë dhe e papërgjegjshmërisë së kësaj qeverie,
madje edhe e kësaj shoqërie. E pastaj paaftësia e papërgjegjshmëria, lidhen me më të mëdha edhe
se Gërdeci: një shpërthim i një centrali bërthamor, nuk vret më vetëm "26 vetë, dhe plagos nja 300
vetë", si Gërdeci, por me mijëra, e edhe më shumë.
Kjo qeveri nuk disiplinon dot as tregtimin e dhallit, ku "10 inspektorë" me "një klasë arsimi fillor",
do ta bënin zap. Natyrisht që nuk e bëjnë dot zap, sepse janë të korruptuar me ryshfete nga
tregtarët e dhallit, por edhe sepse janë njerëz të degjeneruar moralisht e nuk çajnë kokën të
kryejnë detyrën e tyre.
E përsërisim: shteti aktual shqiptar nuk funksionon as edhe kur kryeministri e kërkon të kryhet një
punë e caktuar. Dhalli është një provë e thjeshtë e këtij mosfunksionimi. Me gjithë urdhrin
direkt të kryeministrit, që të mos shitet dhalli pa datë skadence (kështu kemi dëgjuar), prapë
ai, dhalli, vazhdon të tregtohet, edhe pa datën skadencës.
Nuk ka nevojë të lexoni raporte të koklavitura mbi mosveprimin e shtetit tonë: mjaftojnë edhe të
dhënat më të thjeshta. E ju lexues, përveç dhallit, me siguri keni me qindra raste të tjera ku shihni
paaftësinë për të funksionuar, të shtetit të kryeministrit tonë, por edhe të kryeministrave
të kaluar-ky aktuali dallon për keq, edhe sepse po deliron (flet përçart) duke shitur mend më shumë
se çdo paraardhës i tij.
* * *
Tani mendoni një central bërthamor të ndërtuar këtu.
Lejimi i ndërtimit të centraleve bërthamore në një vend me qeverisje të papërgjegjshme, është
krim ndaj popullsisë së atij vendi, konkretisht është krim ndaj shqiptarëve. Kjo sepse siç
thamë, është vërtetuar se ky shtet, nuk ka pasur akoma aftësi të vendosë disiplinë në gjërat
më të thjeshta, dhe jo më në centralet bërthamore, ku edhe kontrolli i funksionimit të tyre,
kërkon njerëz me arsimim shumë të lartë (universitarë e më lart), si dhe një sistem kompleks
kontrollesh-mos i hani gënjeshtrat se do të vijnë të huajt të bëjnë punën e shtetit tonë. Kjo,
pra vështirësia e sigurimit të funksionimit pa rreziqe, të centraleve bërthamore, është shkaku
që shumë vende të botës, e kanë ndaluar, apo vështirësuar shumë ndërtimin e tyre, në vendet e tyre.
Ndërtimi i centraleve bërthamore në Shqipëri, është edhe gabim i atyre vendeve që "i besojnë"
fjalës së një të babëzituri për pushtet, si kryeministri ynë. Ai është i gatshëm çdo kohë t'i
bëjë edhe një gjëmë të tillë, vendit të tij. Ky, kryeministri aktual, e ka treguar me fakte se deri
ku shkon për të mbajtur pushtetin. Ky arriti t'u falë tokën e vjedhur dhe të grabitur, atyre që e
pushtuan (informalëve grabitës të tokave), vetëm e vetëm që t'u blinte votën për t'u ricikluar
në pushtet. Dhe e arriti një gjë të tillë: u ribë kryetar i shtetit, pas asaj që i bëri Shqipërisë
në 1997, '98 etj. Këto ditë po na bën të dyshojmë, se ky dhe prefektët e tij, edhe Jugun
("Vorioepirin") mund t'ua japë atyre shovinistëve grekë, mjafton që ata të kontribuojnë që të
mbajë kolltukun e vet "të kryetarit", në pjesën që mbetet të Shqipërisë.
Të huajt nuk duhet të bazohen formalisht tek "përgjigjja e qeverisë dhe Kuvendit shqiptar", pa bëre
paraprakisht kontrollin e arritjes së standardeve të kërkuara që në këtë shtet të mund të
ndërtohet një central bërthamor.
Bashkim Kopliku
1.6.2008
Phone: +355 52 223663
Mob: +355 0682200590
Email: <bkopliku <at> gmail.com>
optional: <bkopliku <at> infinito.it>
Please, send important e-mails
on both addresses.
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
alb-club-unsubscribe <at> alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
________________________________
Stay informed, get connected and more with AOL on your phone.
_________________________________________________________________
Change the world with e-mail. Join the i’m Initiative from Microsoft.
http://im.live.com/Messenger/IM/Join/Default.aspx?source=EML_WL_ChangeWorld
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
alb-club-unsubscribe <at> alb-net.com , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
RSS Feed