2 Nov 2005 07:41
[AlbClub] sllavisht, rumanisht dhe arabisht, por jo shqip
Lajme Ortodokse <lajmeortodokse <at> yahoo.com>
2005-11-02 06:41:06 GMT
2005-11-02 06:41:06 GMT
*** AlbClub Discussion List ***
Sipas faqes zyrtare të Kishës së Greqisë www.ecclesia.gr njoftohet se edhe në qytete veç Athinës, si në Vollos, po kryhen mesha në gjuhë të huaja, nga klerikë ortodoksë të traditave "sllave, rumune dhe arabe".
Meshimi në gjuhë të huaja ortodokse ka qenë praktikuar në Athinë më parë, por me rritjen e numrit të emigrantëve po bëhet edhe më e nevojshme në qytete të tjera.
Asgjë nuk thuhet për emigrantët shqiptarë, të cilët përbëjnë shumicën e të huajve në Greqi. Hapja e këtyre kishave allofone nën juridiksionin e kishës së Greqisë, kërkon një bashkëpunim me kishat e tyre, për të siguruar priftërinjtë. Këtu lind problemi me kryepeshkopin Janullatos, i cili e ka kundërshtuar kryepeshkopin e Athinës në këtë pikë, në vitin 1999, kur Lidhja e Shqiptarëve Ortodokse në Greqi "Shën Asti", kryesuar atëherë nga Foti Cici, siguroi lejen nga kisha greke dhe gjykata e Athinës për të hapur kishë shqiptare në Athinë.
At Artur Liolini për këtë ngjarje:
"Po të ishte gjallë Noli, nuku do të deshte qishë Shqipëtare në Greqi. Se jemi Shqipëtarë dhe nuku jemi Grekë! Gjithmon Shqipëtarë! Maso Foto Cici ka pas nonjë qëllima tjatër....
Po të ishte gjallë Noli do t'ishtë mik i math me kryepiskop Anastasinë dhe do t'i kisha fusë atija nji shqelëm mu në brinja".
Ndihmojeni agjencinë tonë
duke dërguar lajme sa më të para
në LajmeOrtodokse <at> yahoo.com
duke dërguar lajme sa më të para
në LajmeOrtodokse <at> yahoo.com
Yahoo! FareChase - Search multiple travel sites in one click.
www.AlbClub.com ____________________________________________________ Alb-Club mailing list: Alb-Club <at> alb-net.com http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
RSS Feed