Denar Biba | 2 Nov 13:17 2006
Picon

[AlbClub] Simbolet fetare; universiteti; Kushtetuta; shoqeria

                  *** AlbClub Discussion List ***

Simbolet fetare; universiteti; Kushtetuta; shoqeria

 

Nga Denar Biba

 

Ndonese ende larg cilesise dhe gjitheperfshirjes ne debatin qe ka pasuar ne Perendimin demokratik nje çeshtje si kjo e ndalimit ne ambientet universitare te studenteve me simbolika te shprehura fetare, duket se fenomeni ne fjale tanime po perjeton edhe precedentin e tij shqiptar.  

Ndersa per momentin eshte pothuajse vetem media ajo qe po mban gjalle interesimin e publikut, gjasat jane te tilla qe me kalimin edhe te nje apo dy diteve ngjarja do te sfumohet nga ndodhi te tjera, veçanerisht me permbajtje politike, si per te na dhene (per mire apo keq) edhe nje argument me shume ne favor te mendimit se sa pak vlere ka ne te vertete besimi fetar per shoqerine shqiptare.

 

Jehona Nderkombetare

 

Megjithese me nje perqindje teper te madhe popullsie te supozuar si ndjekese e besimit mysliman, rasti shqiptar eshte veçse i fundit i nje radhe te gjate te pothuajse krejt vendeve te Europes Perendimore qe, per nje arsye apo nje tjeter, kane ne gjirin e tyre popullsi te besimit mysliman.

Behet fjale gjithnje per ndalimin kryesisht ne ambientet shkollore (por edhe me tej, ne ato publike a private) te individeve qe mbajne haptazi simbolika mjaft te forta fetare. Shqetesimi eshte shkaktuar fillimisht nga individe me ferexhe, shami koke apo mjekra, per tu pasuar menjehere nga ata me kryqe te medhenj, si nje perpjekje e dallueshme per te dhene imazhin e barazise mes feve.

Keshtu, ne France, ne 2004 u vendos ndalimi i shamive te myslimaneve si dhe i çfaredolloj simboli tjeter te spikatur fetar ne shkollat shteterore. Masa ne fjale mori nje mbeshtetje te jashtezakonshme politike dhe publike, ne nje vend ku ndarja e shtetit dhe e fese parashikohet me ligj. Megjithate, shamite e kokes mund te vishen ne shkollat myslimane dhe ne universitete ku ligji mbi simbolet fetare nuk aplikohet.

Nuk ka asnje lloj ndalimi ne lidhje me veshjet myslimane ne Mbreterine e Bashkuar. Sidoqofte shkollat lejohen te vendosin vete ne lidhje me kodin e tyre te veshjes. Debati se fundi eshte ushqyer nga komentet  e ministrit te Kabinetit britanik Xhek Strou se ai u kerkon vizitoreve femra te besimit mysliman ta heqin perçen nga fytyra “ne menyre qe te lehtesojne komunikimin”.

Ne shtator 2003, Gjykata Kushtetuese Federale ne Gjemani mori nje vendim ne favor te nje mesueseje e cila donte te vishte nje shall mysliman ne shkolle. Por ne vendimin ne fjale gjithashtu thuhet se “shtetet [e tjera te Federates] mund te ndryshojne ligjet e tyre lokale nese ata e shohin kete te nevojshme”. Aktualisht kater shtete te RFGJ kane promulguar legjislacion i cili i ndalon mesuesit te veshin shami koke, kurse ne shtetin e Hessen ky ndalim vlen edhe per punonjesit e sherbimit civil.

Nje vit me pas, ne shtator te 2004, institucionet e pushtetit lokal ne Itali “ringjallen” ligjet e vjetra qe ndalonin veshjen e maskave, me synimin per te ndaluar grate te veshin “burqa” (mbulese e krejt trupit). Ne korrik 2005, parlamenti italian miratoi paketen e ligjeve kunder terrorizmit, e cila e cilesonte fshehjen (mbulimin) e fytyres nga publiku – perfshire edhe veshjen e “burqa”- nje veper penale.

Shamia e kokes mund te vishet ne institucionet publike ne Danimarke, por eshte pjeserisht e ndaluar ne sektorin privat. Si studentet, ashtu edhe mesuesit mund te mbajne shami. Ne 1999, gjykata gjobiti dy linjat me te medha te supermarketeve vendas, pasi ata kishin deklaruar se nuk deshironin te punesonin gra myslimane qe mbanin shami, me arsyetimin se shamite nuk ishin higjienike dhe nuk perputheshin me uniformen.   

Femrat ne Turqi e kane te ndaluar te mbajne shami koke (dhe meshkujt te mbajne mjekra – ne variantin e teper te gjate mysliman) ne zonat e kontrolluara nga shteti si p.sh. ne universitete dhe zyra qeveritare, megjithese shumica dermuese e popullsise eshte e besimit mysliman. Ndalimi bazohet ne parimet kushtetuese te shekullarizimit (laicitetit) dhe barazise, te mbeshtetura edhe nga Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg, me vendimin Leyla ªahin v. Turqise (10.11.2005).

Nuk ka asnje ndalim ne Rusi, ndersa ne Belgjike ekziston vetem nje rast ne kuadrin e legjislacionit vendor – qyteti i Maaseik.

 

Universiteti

Ligji “Per Arsimin e Larte ne RSH” parashikon se “arsimi i larte publik ... eshte laik” (Neni 1). Laiciteti e merr dimensionin e plote si nga permbajtja e lendeve qe mesohen aty ashtu edhe nga forma, element paresor i se ciles eshte edhe etika e veshjes.

Ndersa Statuti i Universitetit te Tiranes (nuk munda ta siguroj as Statutin dhe as Rregulloren e Universitetit te Durresit, por jam i bindur per ngjashmerine e tyre) thote nder te tjera se “studentet jane te detyruar te zbatojne te gjitha detyrimet ... qe lindin nga ky Statut, Rregullorja e Universitetit ... si dhe çdo akt ligjor apo nenligjor per Arsimin e Larte. Ata duhet te njohin me hollesi te gjitha detyrimet e te jene te vetedijshem per zbatimin e tyre; Universiteti ... nuk mban pergjegjesi per pasojat qe mund te rrjedhin nga mosnjohja e tyre” (Neni 23);

Sipas Rregullores se UT “shkelje te rregullave te shkolles konsiderohen te gjithe veprimet e kryera nga ana e studentit qe cenojne ... normat etike-morale te shoqerise”. Ndaj studentit qe kryen keto veprime, merren keto masa disiplinore: a) verejtje me shkrim; b) perjashtim nga shkolla per nje vit; c) perjashtim nga Universiteti …; d) perjashtim pergjithmone nga Universiteti …” (Neni 52).

 

Kushtetuta

Pretendohet se, ndalimi i simboleve te shprehura fetare ne ambientet e Universitetit te Durresit nga ana e autoriteteve perkatese, ka sjelle si pasoje shkeljen e disa te drejtave kushtetuese per dy studente te ketij Universiteti.

Behet fjale kryesisht per Nenin 24 te Kushtetutes qe sanksionon se: “1) Liria e ndergjegjes dhe e fese eshte e garantuar. 2) Secili eshte i lire te zgjedhe ose te ndryshoje fene ose bindjet, si dhe t'i shfaqe ato individualisht ose kolektivisht, ne publik ose ne jeten private, nepermjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes se riteve. 3) Askush nuk mund te detyrohet ose te ndalohet te marre pjese ne nje bashkesi fetare ose ne praktikat e saj, si dhe te beje publike bindjet ose besimin e tij” dhe nenin 57 po aty: “1) Kushdo ka te drejten per arsimim”.

Pertej hipotezave (gjithsesi te mundshme) se deri ku mund te shkoje liria e fese dhe e bindjeve(!), shfaqja e tyre ne publik(!) nepermjet praktikave ose kryerjes se riteve(!) (p.sh sa normale dhe e pranueshme do te ishte praktikimi i ritualit te faljes pese here ne dite, qofte nga ana e nje studenti, apo nga ana e nje pedagogu, per te mos thene nga nje zyrtar, polic a gjyqtar?!) dhe se si mund te perkthehet kjo ne lidhje me lirine e ndergjegjes/bindjes (fjala vjen, a mundet dikush te demonstroje lirshem ne institucione publike bindjen e tij se p.sh. shqiptaret me origjine nga veriu jane me te zhvilluar/pazhvilluar se shqiptaret me origjine nga jugu, e per pasoje njera pale duhet ta drejtoje tjetren?!), mendoj se duhet qendruar tek analiza e te drejtave te sipercituara ne korrelacion me parimet e tjera kushtetues.

Fjala e pare qe hap Kushtetuten tone eshte “republike”. Edhe neni i pare i saj parashikon se “Shqiperia eshte republike...”. Ndaj perpara se te shkojme tek te drejtat e njeriut, si nje nder kolonat mbajtese te shtetit te se drejtes, le te qendrojme per pak tek themeli i ketij shteti: parimet e Republikes.

Etimiologjikisht termi vjen nga shprehja latine res publica qe ndersa literalisht do te thote “gje publike”; ne politike ka nenkuptuar “te miren publike”. I ideuar hershem nga Platoni, koncepti i Republikes u sendertua ne Europe dhe SH.B.A pas iluminizmit dhe levizjeve te ndryshme reformatore (revolucionare) qe perfshine monarkite (absolute) te kohes ne kontinentin e vjeter. Pranohet gjeresisht se nje nder arsyet me te rendesishme qe çuan ne adoptimin e republikes si forme e organizimit shoqeror ishte deshira e popujve te vendeve perkates per te jetuar te lire, pa presionin e nje feje te imponuar nga shteti (monarku).

Ne SH.B.A, udheheqesit e kohes (te ashtuquajturit “baballaret themelues”) duke kuptuar se asnje fe e vetme nuk do te kishte vlere per te gjithe amerikanet, bene te vetin parimin se qeveria federale nuk do te mbeshteste asnje prej besimeve fetare.

Perveçse anti-monarkik, Revolucioni Francez (shek. XVIII) qe hapi rrugen drejt Republikes I franceze, ishte po aq edhe anti-fetar. Revolucionaret franceze synuan te vendosnin “besimin civil” (term i ideuar nga Zh.Zh.Ruso) ne vend te Katolicizmit, qe per ta konsiderohej si i “paqyteteruar”.  

Sipas Prof. Gustavo Zagrebelsky “Republika eshte ajo qe i perket njerezve. Por njerezit nuk jane turmat qe mund te grumbullohen ne çdo vend, por shoqeria e organizuar dhe e krijuar mbi bazen e konsensusit legjitim dhe dobise se perbashket. Res populi, iuris consensus, utilitatis communion: jane tri shprehje per te cilat jane harxhuar lumenj boje. Nje gje eshte e qarte: res populi eshte res totius populi. Republika eshte nje term i pergjithshem qe tregon konceptin e jetes kolektive; demokracia eshte nje term specifik qe lidhet me konceptin e qeverisjes”.

Kjo menyre e te kuptuarit te res publica eshte ne perputhje me konceptin e politeia. Sipas Liddell&Scott, kuptimi i politeia nga greqishtja e lashte eshte “pozita shoqerore dhe te drejtat e qytetareve”, me nje fjale “qytetaria”. Ajo ka nenkuptuar “menyren se si polis drejtohet; kushtetuten e tij”.

E pare ne kete kuptim “drejtesia kushtetuese eshte nje funksion i republikes dhe jo i demokracise” (Zagrebelsky).

Ndryshe nga deget e tjera te se drejtes, e drejta kushtetuese nuk eshte thjesht nje shkence juridike, por politiko-juridike.

Eshte pikerisht ne kete kendveshtrim qe duhet te zhvillohet edhe debati juridik mbi faktin nese eshte e konform Kushtetutes shqiptare ndalimi i shfaqjes se simboleve te ekzagjeruara fetare ne ambientet publike (universitete, zyra te administrates, ushtri, etj.).

Personalisht e gjej te pakuptimte perballjen ne funksion te ketij debati te “te drejtave natyrore” v. “te drejtave pozitive”. Kjo mund te ngjalle nje fare interesi tek studentet gjate nje ore leksion te lendes “Te Drejtat e Njeriut”, por ketu jemi duke folur per te drejta kushtetuese, te cilat sui generis, jane te drejta/liri te vendosura me konsensusin e te gjithe anetareve te shoqerise dhe te sanksionuara pozitivisht. Ndokujt, teper qibar e jo fort te rrahur me kendime nga fusha, sa me siper mund ti duken fjale te ashpra, por le te sjelle ndermend se liria individuale absolute (anarkia) nuk ekziston (me); ne qyterimet moderne qytetari eshte autonom, jo i pavarur. Liria dhe autonomia jane koncepte relacioni, qe percaktohen nga rendi juridik te cilave iu perkasin. Ato i gjejne permasat dhe kufijte e tyre lidhur me lirine dhe autonomine e subjekteve te tjera dhe me interesin e pergjithshem te te gjithe shoqerise (A. Anastasi).

 Theksoj se ky shkrim nuk merr persiper te gjykoje per ndalimin e simboleve fetare mbi baza politike, sociologjike dhe te te drejtave te njeriut, por vetem te jape nje kendveshtrim profesional kushtetues, tanime qe çeshtja eshte fait accompli.

Dy te drejtat ne loje nuk jane absolute. Madje e drejta per arsim eshte prej kohesh e kufizuar nga kuotat (qe cakton Ministria e Arsimit) dhe konkursi. Rrjedhimisht, jo çdo individ qe deshiron te studioje nje dege specifike arrin ta realizoje kete.

Ne rastin konkret mendoj se kufizimi nuk cenon thelbin e te drejtes (te seciles prej tyre). Duke qene se te dy studentet jane te lire te rikthehen menjehere sapo te konformohen me nje paraqitje brenda normave universitare, gjykoj se ai eshte edhe proporcional.

Afersisht nje vit me pare (2005), Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg, ne vendimin mbi çeshjten Leyla ªahin v. Turqise, i dha te drejte shtetit turk ne ndalimin qe ky i fundit i kishte bere kerkueses te siperpermendur per te hyre ne ambientet universitare me koken te mbuluar me shami (ndalimi ishte edhe per djemte me mjeker, kur kjo e fundit konsiderohej si simbol fetar). Gjykata theksoi se kufizimi ishte i bazuar tek parimi i shekullarizimit dhe i barazise. Shekullarizmi, si garantues i parimeve demokratike, eshte pika e takimit midis lirise dhe barazise. Ky parim e pengon shtetin qe te manifestoje prefenecen e tij ndaj nje besimi te caktuar fetar; per pasoje ai e udheheq shtetin ne rolin e tij si arbiter i paanshem dhe detyrimisht mundeson lirine e fese dhe te ndergjegjes. Ne nje kontekst, ku vlerat e pluralizmit, respektit per te drejtat e tjetrit dhe veçanerisht barazia perpara ligjit e burrit dhe e gruas mesohen dhe vihen ne jete ne praktike, eshte e kuptueshme qe autoritetet perkatese e konsiderojne nje menyre te tille paraqitjeje si ne kundershtim me vlerat e mesiperme”.

Strasburgu u konformua me qendrimin e gjykatave turke se “kjo veshje ne ambientet universitare eshte e papajtueshme me parimet baze te Republikes”.

 

Konkluzion

Praktika e vendeve perendimore tregon qarte se shtetet respektive, ne varesi te premisave historike, politike e kulturore kane adoptuar zgjidhje te ligjshme; simbolet fetare ose jane lejuar (pra ato nuk jane konsideruar si rrjedhoja te natyrshme te gezimit te te drejtave te njeriut – ka qene shteti ai qe, kryesisht permes vendimeve gjyqesore, e ka mundesuar kete), ose jane ndaluar dhe kjo e fundit nuk eshte konsideruar si shkelje e ketyre te drejtave.

Verej gjithashtu se preokupimi kryesor i shteteve perendimore eshte ndaj simbolikes myslimane, ndonese, aty ku ndalesat ekzistojne, ato parashikojne çfaredolloj simboli te ekzagjeruar fetar. 

Rasti shqiptar eshte tanime fakt i kryer. Debati shoqeror, por edhe politik ne rrafshin e kultures, historise (precedenti i legjislacionit te Mbretit Zog), demokracise, te drejtave te femres ne shoqeri dhe barazise se individeve perpara ligjit, te para keto detyrimisht ne kendveshtrimin e perpjekjeve te shoqerise shqiptare per te marre vendin aq shume te enderruar ne gjirin e familjes se madhe evropiane, eshte mese i nevojshem.

Ne perfundim te ketij debati rektorati i Durresit ndoshta do ta terheqe ndalimin, ndoshta jo. Institucione te tjere mund te pasojne me zgjedhjet e tyre...

Por, nese nuk do te kete debat dhe çeshtja thjesht do te shkoje ne gjykate (nese shkon), atehere do te jete kjo qe do te thote fjalen e fundit. Uroj qe te mos ndodhe keshtu. Per mua kjo do te ishte nje larje duarsh ala Pontc Pilati, fshehje koke si struci dhe nje prove evidente e papjekurise dhe e keqartikulimit te shoqerise shqiptare.

   

 

Get your email and see which of your friends are online - Right on the new Yahoo.com
www.AlbClub.com
____________________________________________________
Alb-Club mailing list: Alb-Club <at> alb-net.com
To unsubscribe send email to: Alb-Club-unsubscribe <at> alb-net.com
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club

Gmane